OPINIONE

USHTRIA ÇLIRIMTARE KOMBËTAREBrigada 113 “Ismet Jashari-Kumanova”Kumanovë, 13.05. 2001


Masmediave

NJOFTIM NR. 8

Edhe pas formimit të së ashtuquajturës qeveri e koalicionit të IRJ të Maqedonisë, luftimet në mes të forcave qeveritare maqedone dhe
luftëtarëve shqiptar përsëri kanë filluar dhe çdo gjë po vazhdo me të vjetrën.

Granatimet dhe bombardimet ndaj pozicioneve të luftëtarëve të UÇK-së dhe mbi vendbanimet e popullatës shqiptare në fshatrat e Kumanovës dhe Likovës, tanimë janë bërë përditshmëri e zakonshme, si për ushtarët trima e sypatrembur, ashtu edhe për banorët të cilët edhe përkundër ultimatumit të nëntë me radhë nga qeveria maqedone për braktisje të shtëpive të tyre, nuk e përfillën por po qëndrojnë të pandarë me ushtarët e lirisë.

Sulmeve të ashpra dhe shumë të forta të forcave ushtarako-policore e paramilitare qeveritare maqedone, u janë përgjigjur me zjarr ushtarët e batalionit të I-rë dhe të II-të të Brigadës 113 “Ismet Jashari- Kumanova” të UÇK-së, të cilët me stoicizëm të paparë e të padëgjuar deri më sot, në këto anë të tokës shqiptare po dëshmojnë se kjo tokë ka zot dhe do të mbrohet me gjak e sakrifica të panumërta e të jashtëzakonshme mbinjerëzore.

Grupi i njësisë së intervenimit të shpejtë të Brigadës 113 “Ismet Jashari “Kumanova”, në fsh. Allashec ka kryer një aksion të suksesshëm kundër ushtarëve maqedonas të stacionuar në këtë fshat, duke i vrarë mbi dhjetë ushtarë dhe duke u shkaktuar dëme të mëdha në teknikë ushtarake.
Pas aksionit ushtarët tanë janë kthyer në bazë pa humbje.
Nga ushtarët tanë janë zënë 8 rumun që ka hyrë nga kufiri i Serbisë në territorin që kontrollohet nga forcat tona.
Rumunët posedojnë dokumentacion të rregullt.
Qëllimi i futjes në territorin tonë nuk dihet.
Derisa nuk disponojmë me fakte për hyrjen e tyre në territorin tonë kemi njoftuar Kryqin e Kuq Ndërkombëtar për t’ia dorëzuar.
Gjatë këtyre sulmeve të forcave të ushtrisë dhe policisë maqedone, në radhët e ushtarëve tanë nuk ka as të vrarë e as të plagosur Lajmi i masmediave maqedone se goja janë vrarë mbi 20 luftëtar të UÇK-së, është i gënjeshtërt dhe bën pjesë në kuadër të luftës speciale që forcat qeveritare maqedone zhvillojnë kundër UÇK-së.

Morali i ushtarëve të Brigadës 113 “Ismet Jashari- Kumanova” edhe përkundër luftimeve shumë të mëdha që janë zhvilluar është në nivel të lartë.

Lavdi dëshmorëve të kombit!
Rroftë UÇK!
Rroftë populli shqiptar!

Komandant – MALA

Related posts

SERBIA PAS PËRFUNDIMIT TË LUFTËS RUSI-UKRAINË

Gjyla Halili

BORDI I XHAMISË  DHE MUTEVELIU

Gjyla Halili

STUDIMI I ATEIZMIT PERENDIMOR

Gjyla Halili