AKTUALE

Ademi: Thirrja për unitet – Siljanovska përjashtoi shqiptarët!

Banner

FJALIMI I PRESIDENTES

Shkeli Kushtetutën, nuk përmendi integrimet evropiane dhe përjashtoi shqiptarët nga thirrjet për unitet. Në këtë mënyrë e ka vlerësuar, Arbër Ademi i BDI-së, fjalimin e Presidentes Siljanovska në Kuvend.

“Sot fjalimi I presidentes ishte fjalim për 8 mars. Që në fillim me fjalinë e parë e shkeli Kushtetutën e vendit duke mos përmendur as fjalën “Republikë” e lëre më “Republika e Maqedonisë së Veriut”, me të gjitha implikimet me të gjitha konsekuencat që I ka kjo.

Presidentja foli për unitet, por gjatë fjalimit të saj, përpos që e ngriti në qiell, Kryetarin e partisë së saj, poashtu përmendi në një rast edhe Kryetarin e një partie tjetër, duke përmendur vetëm dy lider në bllokun politik maqedonas dhe duke I përjashtuar kështu nga thirrja për unitet gjithë të tjerët.

Përvec që ishte fjalim për 8 mars nuk pati asgjë substanciale, nuk u përmend asgjë sa I përkët NATO-s, BE-së, procesit eurointegrues. Nuk u përmend asgjë sa I përket marrëdhënieve të mira ndëretnike. Nuk u përmend fare Marrëveshja e Ohrit, Marrëveshja e Prespës, Traktati i Miqësisë me Bullgarinë.

Nuk u përmend poashtu as edhe urimi që I ka bërë Presidentja e Kosovës, megjithëse u përmenden gra të tjera, lidere që ia kanë uruar përzgjedhjen.

Kjo flet shumë. Me fjalimin e saj të parë respektivisht me fjalinë e saj të parë, ka shkaktuar krizës midis RMV-së dhe Greqisë”, tha Ademi./tvklan.mk/

Banner

Related posts

Delegacioni i BE-së në RMV: Ndryshimet në ligjin e lojërave të fatit nuk i referohen as legjislacionit të kufizuar europian

Gjyla Halili

Kryeministri Xhaferi në vizitë në Komunën e Haraçinës

Gjyla Halili

Sportelet e NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup nesër do të punojnë deri në orën 15:30, dita e hënë është ditë jo pune

Gjyla Halili