Me shokun tim të idealeve, Ismet Sylejmani, për pak “jam koritë”, por shpëtova nga durimi dhe mendimi se çdo njeri, e aq më tepër çdo veprimtar e intelektual, ka të drejtë ta shpreh mendimin e vet, qoftë edhe superior, për një personalitet të caktuar, iu pëlqeu apo nuk iu pëlqeu të tjerëve.
Vlerësim në superlativ i dëshmorëve, arsyetohet në të gjitha segmentet, por jo edhe i shokëve të tyre, sidomos jo ndonjërit, që e përdor si ombrellë, shokun e tij të burgut apo të luftës, që nuk është më në mesin e të gjallëve.
Në mesin e personaliteteve numër një, të cilit ia ka veshur dhe ia vesh të gjitha meritat, Ismeti e ka të përzgjedhurin e vet, Ali Ahmetin.
Në një rast kur e krahasoi me Skënderbeun e kohës sonë, nuk u durova dhe vendosa t’ i shkruaj, me qëllim për ta qortuar, në radhë të parë për faktin se politikanët nuk është mirë të lavdërohen për së gjalli, por pastaj sikur u binda se Ali Ahmeti nuk është vetëm politikan aktual, që e ka prodhuar rastësia, por në radhë të parë një veprimtar revolucionar i Lëvizjes Atdhetare qysh prej vitit 1981, një qëndrestar i pa shoq dhe në mesin e kreut të LPK-së për shumë vite, pastaj të UÇK-së dhe të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, u ndala, me qëllim për të pritur dhe pak…
Shumë vite më parë, kur Ali Ahmeti po besonte dhe po shpresonte se do to të zbatohej Marrëveshja e Ohrit e vitit 2001, për të cilën kam qenë shumë skeptik, në një debat të një TV-je të Shqipërisë rastisa duke e dhënë një intervistë, ku Ali Ahmeti, kryetrari i BDI-së, fliste për pamundësinë aktuale të bashkimit kombëtar të shqiptarëve, sepse sipas tij do të prisheshin disa shtete të Ballkanit. Konstatimi i tillë jo vetëm që nuk më pëlqeu por edhe më irritoi, pa dëgjuar më tej sesi do ta arsyetonte mendimin e tij, thjesht u nervozova, me arsye nga këndi im i gjykimit.
Më vonë fillova të bindem se Ali Ahmeti, përveç të gjitha meritave që kishte ishte edhe diplomat dhe kishte qëndrim parimor në akord me kohën, në radhë të parë me faktorin ndërkombëtar. Tanë është personaliteti më unifikues ndër më të besueshmit nga radhë e politikave shqiptarë, ndërsa në Maqedoni numri Një.
Ali Ahmeti ka përkrahje unanime nga pozita por edhe opozita në Shqipëri, në Kosovë ka përkrahjen e të gjitha partive politike përveç Albin Kurtit dhe një pjese të Vetëvendosjes, ka përkrahjen e shqiptarëve të tri komunave të Kosovës Lindore dhe shumicës shqiptare në Mal të Zi dhe në Mërgatë.
Në fjalën e tij me rastin e shpalljes “Qytetar Nderi” i Tiranës. kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar në Tiranë se nderon një shqiptar ndër më të mirët e historisë sonë kombëtare. E shkruar me stërmundime të jashtëzakonshme, jo vetëm shkak për fuqitë e mëdha, as vetëm për shkak fqinjësh më të fuqishëm, por edhe për shkak shqiptarësh të këqinj të cilët armët e luftës dhe demokracisë i përdorin kundër njëri tjetrit, pa pasur gajlen më të vogël se mes njëri tjetrit dhe të huajit të zgjidhnin të huajt. Nuk besoj se ndonjë komb tjetër në Ballkan, e ka vuajtur më shumë përçarjen mes vetes më shumë se shqiptarët. Ali Ahmeti është një shqiptar ndër më të mirët, i cili vite më parë iu ngjit maleve të rezistencës për liri dhe të drejta të barabartë të vëllezërve dhe motrave tona në Maqedoni, me armët luftarake dhe asaj rezistence nuk kërkoi as gjakderdhje, as hedhjen në erë të shtetit të pavarësuar nga shpërbërja e Jugosllavisë. Armët në krahun e asaj rezistence malesh nuk synon ndarjen e Maqedonisë por bashkimin e saj nën të njëjtin flamur vlerash dhe parimesh mes vlerave demokratike të dy popujve, rruga e rezistencës së maleve që Ali Ahmeti e hapën me armët në krah, ishte rruga e një vizioni patriotik paqeje. Ato armë në krah nuk ishin as një blof politikanësh të verbuar nga etja për pushtet dhe as një shaka aventurierësh. Është ende herët për tu shkruar historia e kësisoj shqiptari ndër më të mirët, por nuk është herët të thuhet se ndër shqiptaret e kësaj kohe, ndër të cilat shkëlqe edhe ndryshimi rrënjësor i shqiptarëve në Maqedoni, Ali Ahmeti është mjeshtri unë më i madh i përdorimit të armës së demokracisë për të afirmuar subjektivitetin tonë kombëtar.
Pa Ali Ahmetin shqiptarët e Maqedonisë nuk di ishin ku janë tani ka thënë mes tjerash kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Duke folur lidhur me pretendimet nacionaliste e antishqiptare të Gordana Siljanovskës së VMRO-së dhe Mickoskit, që pretendojnë ta themelojnë një Gjykatë Speciale kundër Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, bashkë me Taravarin, Izet Mexhitin e mercenarë të tjerë të blerë nga VMRO-ja, BDI dhe Fronti Europian shpreh shqetësimin për fjalorin e pistë të Izetit dhe opozitës shqiptare, ndërsa fton qytetarët të mos bien pre e agjendave të errëta dhe destabilizuese me qendër në Beograd dhe në Moskë. I bëjmë me dije Izetit dhe tellallëve të tij se Maqedonia e Veriut është tashmë anëtare e plotë e NATO-s dhe shumë shpejtë anëtare edhe e Bashkimit Evropian. Rruga e trasuar dhe institucionet demokratike nuk mund të rrënohen me kërcënime policore, ndërsa këtë më së miri do ta kuptoni më 8 maj, kur Fronti Europian do të arrijë +20 deputetë. Me këtë rast, u bëjmë thirrje qytetarëve që më 8 maj, në mënyrë masive ta rrethojmë numrin 4 dhe ta pengojmë rikthimin e shtetit policor dhe njëkohësisht ta vulosim fitoren e thellë historike të BDI-së dhe Frontit Europian.
Ali Ahmeti ka thënë se nëse dikush mendon që na frikëson e ka gabim. I kisha lutur që të jenë të kujdesshëm në çështje të ndjeshme dhe që u shkaktojnë shqiptarëve dhimbje shpirtërore t’ua prekin UÇK-në. Ushtria Çlirimtare Kombëtare nuk ka qenë vrastare, nuk ka qenë mercenare. Ne hyjmë për liri, drejtësi, barazi, sepse shqiptarët ishin të majorizuar, të mbivotuar, jo që nuk e dinin ata deputetë, ata përfaqësues të atëhershëm, por aq mundësit i kishim sepse mbivotoheshim. Ushtria Çlirimtare Kombëtare, nuk e pranoi pozitën nënshtrues prandaj mos e prekni atë. Dikur iknin fëmijët prej policëve e uniformave, sot i kanë në familje policët, ushtarakët, ata e mbrojnë sigurinë e fëmijëve, të popullit, 5 mijë forca janë forca sigurie shqiptare në këtë vend, që ishin 1% 2 % dhe sot janë bartës të sigurisë, integritetit dhe sovranitetit të shtetit. Shtetin dhe integritetin e ruajmë bashkë. Asnjëra palë nuk mund të ruajë vetëm, as integritet as sovranitet, dhe kjo u dëshmua në vitin 2001 që për 24 orë barakë prej letre u bënë.
U dëshmua sepse ishin të përjashtuar shqiptarët nga sovraniteti dhe e drejta e drejtimit të shtetit. Të drejtën ia dha Marrëveshja e Ohrit, barazi në të gjitha fushat. Prandaj duhet të prodhojmë lojalitetin sa më të madh sa më të fuqishëm dhe në këtë rast kemi marrë në FRONT edhe komunitetet tjera. Përgjegjësinë kryesore e ka BDI-ja, por ndihmesë të jashtëzakonshme kanë dhënë të gjitha partitë politike, duke filluar nga ASH-ja, PDSH-ja, Partia Populli, PDE, PDT, Unioni Boshnjak, Partia Rome, dhe më 24 prill verdikti u dha, fitimtar ishte Fronti Europian, më 24 prill fituan forcat të cilat duan vendin ta anëtarësojnë në BE sepse vendin aty e kemi. Ky vend dëshiron më shumë paqe, siguri, stabilitet, ardhmëri e ekonomi, arsim të përparuar, shëndetësi të përparuar dhe infrastrukturë të përparuar dhe jo të kthehemi tek nostalgjia, sepse me nostalgji nuk ndërtohet e ardhmja, nostalgjia të kthen te e kaluara, dhe e kaluara është e dhimbshme, ajo nuk duhet të përsëritet, duhet të kujtohet, u shpreh Ahmeti.
Duke analizuar qëndrimet thellësisht kombëtare dhe meritore të Ali Ahmetit, analisti dhe veprimtari, Bedri Islami, në një shkrim të tij ka veçuar faktin se të drejtat e deritanishme të shqiptarëve në Maqedoni nuk janë dhuruar, por janë fituar. Përmes luftës, përmes mendjes, përmes paqes, në drejtimin e një figure politike që ka bërë prej kohe epokën e tij, Ali Ahmeti. Në kohën kur askush nuk e besonte një perspektivë të tillë, ai arriti të bindë një pjesë të ndjeshme të atdhetarëve se kjo mund të arrihet. Në kohën kur të gjithë mendonin se paqja e ardhur as luftës do të kishte pasoja dhe përplasje të madhe, ai gjeti rrugën drejt paqes, duke ndërtuar bazat e një politike që i takonte e ardhmja, në të cilën shqiptarët u bënë në pak vite element shtet formues dhe shtet drejtues. Koncepti i tij për lëvizje të fuqishme drejt Europës, përmes një fronti të përbashkët me pakicat që jetojnë në MV dhe mendjet e hapura politike në këtë shtet, është rruga e vetme, që nuk shmang reformat, nuk shpërbën rolin e shqiptarëve, nuk nxit konflikte dhe nuk asimilon të drejtat e më shumë se 30 për qind e popullsisë që jeton në këtë shtet.
Ahmet Qeriqi
6.5.2024
Prishtinë