AKTUALE

Mickoski zbulon gënjeshtrat e opozitës: Nuk kam kontakte me opozitën shqiptare

Mickoski nis të tallet hapur me opozitën shqiptare. Sot, gjatë vizitës së kishës “Shën Nikolla” në Luboten të Shkupit, Mickoski e demantoi opozitën shqiptare se VLEN ka marrëveshje për qeverisje me VMRO-në.

“Me opozitën shqiptare jam dëgjuar një herë të vetme, natën e zgjedhjeve më 24 prill, kur e urova Arben Taravarin për rezultatin e mirë në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Nuk kam komunikim me opozitës, i presim rezultatet e 8 majit”, tha Mickoski në pyetjen e gazetarëve nëse ka marrëveshje me VLEN-in për formimin e Qeverisë.

Ai ka demantuar edhe deklaratat e opozitës se, ministri i Punëve të Brendshme i takon VLEN-it.

“As në mendje nuk më ka shkuar të bisedojmë ose ndajmë resorët”, tha Mickoski.

Në ndërkohë, opozita shqiptare, duke dashur të krijojë opinion se tashmë futja e tyre në Qeveri është punë e kryer, ka nis të deklarojë madje se ministër i Punëve të Brendshme do të jetë Izet Mexhiti, dhe se me VMRO-në kanë kontakte të vazhdueshme, gjë që u mohua nga vet Mickoski.

Related posts

Me armë me vete? Ami dhe fëmijët ndalohen nga policia në aeroport

Gjyla Halili

“Tigrat” shënojnë 43 vjetorin e formimit! Ende asnjë shqiptar në këtë njësit!!

Gjyla Halili

Seancë e Komisionit Parlamentar për Arsim, Shkencë dhe Sport

Gjyla Halili