AKTUALE

Blerim Osmani: Vendimi i koalicionit opozitar për mbajtje të tubimit përmbyllës në të njëjtin vend me atë të Frontit Eurpian, tentim për nxitje tensionesh

Sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim ,preskoferencë për media ka mbajtur dhe sekretari i shtabit komunal të Tetovës, Blerim Osmani i cili e quajti për keqardhje  vendimin e opozitës për tubimin përmbyllës që e kan paralajmëruar në të njëjtën ditë, në të njëjtën koh dhe në të njëjtin vend me Frontin Europian.

“Kjo dëshmon atë që kemi thënë dhe më herët se opozita nuk ka ide, nuk ka program dhe nuk ka vizion.Gjënë e vetme që dinë të bëjnë është kopjimi, dhe në këtë rast ndjellja e frikës duke tentuar të nxis tensione të panevojshme. Fronti Europian ka dërguar kërkes deri te SPB Tetovë për organizmin e tubimit përmbyllës në sheshin e Tetovës më 12 prill dhe e njëjta është pranuar” – theksoi Osmani.

Osmani tha se Koalicioni opozitar Vlen të njëjtën kërkes e ka dorëzuar me 22 prill që nënkupton 10 ditë më vonë.Sheshi është i të gjith qyetetarëve, nuk është i asnjërës parti, regullat dhe ligjet dhe duhet të respektohen andaj ju bëjmë thirje opozitës që të rishikojnë vendimin e tyre dhe të ndryshojnë lokacion apo kohën.Asnjëher nuk duhet të shkelet betimi i dhënë për zgjedhje të lira fer dhe demokratike, përfundoi Osmani.

Related posts

VLEN: Elmi Aziri i gatshëm për ta fundos BDI-në

Gjyla Halili

Arianit Xhaferi – Bilall Kasamit: Jeni bë mashtrues më i keq se Teuta Arifi. Qentë endacakë do na hanë fëmijët

Gjyla Halili

Grubi: Nuk kaloni dot vijën e Frontit, frontit të barazisë, frontit të integrimit, frontit europian

Gjyla Halili