AKTUALE

Kovaçevski: Të mos kthehet “regjimi” – Mickoski vazhdon retorikën kundër BDI-së!

Banner

Lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, nga tubimi në Draçevë të Shkupit, u ka bërë thirrje Mickoskit, Siljanovskës dhe Ali Ahmetit që të ulin tonet e përplasjeve, pasi, sipas tij rrezikojnë nxitjen e tensioneve ndëretnike.

Ai tha se vendit I duhet ardhmëri evropiane, e jo kthim prapa për 20 vite, në të kaluarën e errët.

“Me rëndësi është që më 8 maj të dalim sa më masovikisht në votime dhe të mbështetni LSDM-në në Kuvend, për shkak se nuk ka mënyrë tjetër për ta ndaluar VMRO-DPMNE-në ta instalojë regjimin që për një kohë të gjatë u munduam ta rrënojmë. Të mos lejojmë që VMRO-DPMNE-ja dhe disa parti tjera të rrezikojnë të ardhmen evropiane të vendit”, tha Dimitar Kovaçevski.

Kreu I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, gjatë tubimeve të djeshme në disa rajone me votues të komunitetit turk, u ka bërë thirrje atyre që të mos votojnë Frontin Evropian, por të përcaktohen për VMRO-DPMNE-në dhe koalicionin.

Nga tubimi në Radovish, Mickoski ka komentuar deklaratën e Bujar Osmanit për slloganin partiak “Maqedonia sërish e Jotja”.



“Bujar Osmani akuzoi se sllogani “Maqedonia sërish e Jotja” është slogan shovinist. Këtë mund ta thotë vetëm një shovinist I vërtetë që nuk e ndjenë Maqedoninë si atdheun e tij. Kur themi Maqedonia Jote mendojmë për të gjithë qytetarët. Përfundon koha e Artanit dhe Bujarit. Vjen koha kur Maqedonia I kthehet popullit”, tha Hristijan Mickoski.

Ndërkohë, Socialdemokratët i janë përgjigjur Lëvizjes “Znam” të Maksim Dimitrievskit, I cili dje vendosi kushtet për bashkëpunimin në qeverinë e ardhshme.

“Nuk pranojmë kushtëzime nga askush. LSDM-ja me asnjë nuk do të bëjë “pazare” politike. Bëhet fjalë për çështje të së ardhmes së vendit dhe nuk ka vende për “pazare” – ka qenë përgjigja e LSDM-së.

Banner

Related posts

Ambasadori i Zvicrës: Investitorët zviceranë duan garanci ligjore si kusht për të investuar në Kosovë

Gjyla Halili

Krerët e SPB Tetovë Dalipi dhe Abazi pritën sot Ministrin dhe Zv.Ministrin e punëve të mbrendshme, Abazi: Me përgjegjësi ndaj qytetarëve

admin

Shumë nxënës nuk kanë pranuar ndihmë nga Ministra e Arsimit në vlerë prej 1200-1800 den

Gjyla Halili