AKTUALE

Një javë para mbajtjes së zgjedhjeve, partitë vazhdojnë me aktivitete parazgjedhore

Një javë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare dhe rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, vazhdojnë përplasjet mes partive, ndërsa në fokus janë edhe kushtet e partive për koalicionimet pas zgjedhjeve.

Edhe nga VMRO-DPMNE dhe nga LSDM bëjnë thirrje për dalje masive. VMRO-DPMNE pret fitore të dyfishtë, ndërsa nga LSDM porosisin se me të ardhmen e shtetit nuk ka tregti dhe se rruga e vetme është eurointegrimi.

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski në tubimet e djeshme tha se porosia nga qytetarët është e qartë dhe se shteti do të jetë krenar, dinjitoz dhe i transformuar. Pret fitore bindëse të Gordana Siljanovska-Dvakovës si kandidate presidenciale në kolaicionin “Maqedonia jote”.

Për koalicionimin me opozitën shqiptare VLEN dhe për ndryshimet kushtetuese tha se do të bisedohet pas zgjedhjeve. Theksoi se ai dhe partia e tij nuk funksionojnë në bazë të shantazheve dhe kërcënimeve dhe se tani për tani VMRO-DPMNE është e fokusuar në zgjedhje, ndërsa pas përfundimit të tyre do të ulen në tryezë me partitë politike.

Për BDI-në dhe për qëndrimin e liderit të partisë Ali Ahmeti i cili thirret në Marrëveshjen e majit, Mickoskin thotë se kjo parti duhet të shkojë në opozitë.

Nga BDI, ndërkaq, thonë se askush nuk mund ta kontestojë legjitimitetin e tyre dhe se deputetët nga Fronti evropian janë përfaqësues të të gjithë popujve të prezantuar në këtë platformë.

Nga opozita e bashkuar shqiptare VLEN presin që dallimi në vota nga rrethi i parë i zgjehdjeve presidenciale në bllokun shqiptar të pakësohet në zgjedhjet parlamentare sepse thonë votat e BDI-së nuk janë vetëm nga shqiptarët, por nga nëntë parti politike. Koncept të pastër shqiptar, siç deklaroi dje lideri i Lëvizjes demokratike, Izet Mexhiti, është VLEN-i dhe ata i kanë votat vetëm të shqiptarëve.

Nga LSDM porositën se nuk pranojnë kushtëzime dhe marrëveshje politike me askë sepse, siç thonë, nuk ka tregti me të ardhmen e shtetit.

Ai theksoi se janë të fokusuar ta arrijnë rezultatin më të mirë në zgjedhjet e ardhshme më 8 maj dhe u bëri thirrje për mobilizim të gjitha forcat demokratike dhe progresive në mënyrë që të parandalohet kthimi i regjimit të VMRO-DPMNE-së.

Nga E Majta dje porositën se ofrojnë platformë maqedonase, me të cilën, siç thonë, do të ndalohet shantazhimi nga pakica shqiptare gjatë formimit të qeverisë së ardhshme.

Related posts

Qeveria gjermane lehtëson procedurat për marrjen e shtetësisë

admin

Mucunski në mëngjes pune të organizuar nga ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Sijarto

Gjyla Halili

Ejup Alimi dhe Ismet Guri dënohen me 3 vite e gjashtë muaj burg

admin