AKTUALE

Arbër Ademi: Vendimi i VLEN-it për tubim në Tetovë, cenon sigurinë dhe qetësinë publike

Deputeti i BDI-së – Frontit Europian ka reaguar ndaj VLEN për vendimin e tyre që më 6 maj, sikurse Fronti Europian, të mbajnë tubimin përmbyllës në Tetovë, në Sheshin “Iliria”, transmeton TV21.

Ademi i ka bërë thirrje koalicionit opozitar që ta rishikojnë vendimin e tyre, pasi mbajtja e tubimit, do të cenonte sigurinë dhe qetësinë publike.

Sipas Ademit, një vendim i tillë i VLEN-it është edhe në kundërshtim me parimet për mirëkuptim dhe bashkëpunim.

“Ky vendim i papritur i opozitës shqiptare jo që bie në kundërshtim me parimet për mirëkuptim, dhe bashkëpunim për të pasur zgjedhje të lira dhe demokratike po përkundrazi përbën një provokim për të cënuar sigurinë dhe qetësinë publike, prandaj apelojmë që të rishikojnë vendimin e tyre duke ditur që Fronti Europian që më 9 prill ka dorëzuar kërkesë për mbajtjen e këtij tubimi përmbyllës deri tek Sektori për punë të brendshme, ka dërguar njoftim deri tek Komuna e Tetovës, deri tek Njësiti i zjarrfikësve dhe deri tek Ndihma e shpejtë, institucione këto që do të duhet gjitha të angazhohen për mbarëvajtjen e një tubimi të tillë madhështor.

Por ajo që ndodhi pas dorëzimit të kërkesës tonë, vetëm më 22 prill paramendojeni 10 ditë pasiqë SPB në Tetovë ka pranuar kërkesën tonë, opozita më 22 prill i drejtohet me kërkesë, me çka SPB në Tetovë si organ që jep leje për organizime të tilla, i njofton që nuk mund të organizojnë një tubim të tillë, kanë bërë tre tentativa për të pasur kontakt dhe për të evituar një situatë të tillë që do të mund të eskalonte gjendjen, megjithatë përfaqësuesit e VLEN nuk janë përgjigjur, me çka edhe në formën me shkrim u janë drejtuar atyre thirja për të pasur një takim kordinues.

Ne apelojmë deri tek opozita shqiptare që edhe njëherë të rishikojnë vendimin e tyre, le të përcaktohen në një vend tjetër, apo ditë tjetër, le të kontribojnë gjithë së bashku për zgjedhje të lira dhe demokratike sipas standardeve europiane që edhe ne edhe ata do të kenë mundësi të shpalosin programin e tyre para qytetarëve me një tubim të këtij lloji”, tha mes tjerash Ademi.

Related posts

VLEN thotë se kishte “tren bullgar në Likovë”, parashtroi ankesë në KSHZ

Gjyla Halili

Kuvendi i Kosovës sot me seancë të jashtëzakonshme për shëndetësinë

Gjyla Halili

A doni të punoni nga Maqedonia për brendet më të mëdha në botë: Çdo punonjës i ri e fiton një bonus mirëseardhjeje – kërkohet vetëm 1 kusht!

Gjyla Halili