Mbartjen e stafetës të vazhimësisë të “Sofrës kërçovare”, pas dy dekadash e vazhdon brezi i ri i kërçovarëve në Amerikë. Një mesazh se përgjegjësit për ruajtjen e qenjes sonë e kudo ndodhur në mërgat e Atdhe, duhet mbartur nga njëra në gjeneratën tjetër. Ideale të cilat në Amerikë përmes organizimit të tyre në Shoqatën “Uskana”, para pak kohe këtë detyrë mbi supe e morrën disa të rinjë që janë në udhëheqësi të strukturave të Shoqatës “Uskana”, me në krye Kryetarin tonë Mislim Ramadani, thotë moderatori mbrëmjes Arben Kasa i cili njëkohësisht është edhe anëtar i Bordit Drejtues. Përmes entuziamit që karakterizon aktivistin e palodhur ndër vite të riun Arben Kasa, që në datë 5 maj këtë vit në Lombard, IL, do moderojë mbrëmjen e “Sofrës kërçovare” në Amerikë, shprehet i kënaqur me organizimin dhe interesimin e shumtë që kanë kërçovarët për të marr pjesë në këtë mbrëmje thotë Arben Kasa. I cili shtonë, se përveç shumë veprimtarëve që jetojnë e veprojnë këtu në Amerikë, në cilësin e mysafirëve special këtë sofër do ta nderojë konsulli ynë në Chicago, Petrit Musliu dhe nga Kërçova avokati dhe bamirësi i njohur Shkodran Alili si dhe profesori me shumë kontribute në fushën e arsimit Gafurr Ajrulli i cili gjithashtu do bëjë promovimin e veprave të tij të fundit. Ndërsa aromën dhe ndjesin e vendlindjes tonë do ta sjellim përmes këngëve kërçovare nga interpretimet e artistes sonë Lindita Purellku e cila do të shoqërohet nga grupi muzikor Dardanët, shprehet Arben Kasa. I cili ndër të tjera në kuadër të programit ai thotë që do ndahen edhe tre bursa për student të ardhur nga Kërçova në Amerikë si dhe do ndërmerren nisma tjera që lidhja mes kërçovarëve që jetojn në Amerikë veçanërisht të brezit të Ri, të fuqizohet sa më shumë të jetë e mundur me vendlindjen tonë. Është e njejta mbrëmje, me të njejtën energji të bukur që reflektojnë kërçovarët: Takim me miq, shtrëngime duarsh, përqafime shokësh të vjetër, krijim të shoqërive të reja dhe e gjithë kjo nën tingujt e bukur të muzikës shqipe, shkruhet në postimin e shpërndar nga Shoqata “Uskana”,e cila e përmbyll me frazën e mikëpritjes, “Shihemi më 5 Maj, 2024”!