Programet politike janë ato për të cilat kanë më së shumti nevojë qytetarët e këtij vend. Për premtime boshe dhe politike ditore nuk kanë nevojë sepse janë të ngopur mjaftueshëm. Fjalët i çon era ajo që shkruhet në letër mbetet zotim konkret e real dhe është një hap drejt realizimit, prandaj koalicioni opozitar VLEN nuk po flet fjalë boshe por ka hartuar një program tejet të pasur e duke prekur pikat kryesore për të cilat kanë nevojë qytetarët. Agjencia e Lajmeve Zhurnal do të bëj analizë zë secilës pikë programore veç e veç për të parë përmbajtjen dhe nëse kanë vepruar saktë deh drejt duke prekur çështjet e rëndësishme për qytetarët, shkruan Zhurnal.
Barazia kombëtare dhe Marrëveshja e Ohrit –
Mungesa e barazisë në vend e shprehur në praktikë e vepër dhe jo vetëm në letër, si dhe neglizhenca e BDI-së për ta përmbushur në tërësi Marrëveshjen e Ohrit ka bërë që koalicioni opozitar VLEN ta ketë pikë të dytë këtë çështje në programin e pasur shumë pikësh.
Pika e dytë e programit të koalicionit VLEN është: Barazia kombëtare dhe Marrëveshja e Ohrit. Përmbajtja e kësaj pike është si vijon:
Synimi ynë i panegociueshëm, jo thjesht si parti si koalicion, por si komunitet shqiptarë, është barazia e plotë kushtetuese, ligjore dhe praktike. – Shqiptarët, siç e kane vërtetuar edhe regjistrimet e popullsisë, janë shumicë e dytë në Maqedoni dhe jo minoritet. Gjuha shqipe, me shkrimin dhe alfabetin e saj, duhet dhe do të jetë gjuhë shtetërore në të gjithë Maqedoninë e Veriut, tërësisht e barabartë me gjuhën maqedonase. Administrata duhet të pajiset kudo me përkthyes nga gjuha shqipe, dhe kjo do të jetë e sanksionuar në ligjin për gjuhët. Qeveria e VLEN do të forcojë inspektoratin për zbatimin e ligjit për gjuhët dhe do të krijohen mekanizma ndëshkues për institucionet që nuk e respektojnë gjuhën shqipe. Këto çështje nuk janë kërkesa të reja, por duhet të ishin zgjidhur prej kohësh. Marrëveshja Kornize e Ohrit, e cila u arrit në vitin 2001, ishte një kompromis ku përfaqësuesit e komunitetit shqiptar lëshuan pe për hatër të kërkesave nga partnerët ndërkombëtare dhe për shkak të vullnetit tonë për paqe. Pikat e asaj marrëveshjeje kanë patur katër vite afat që të përmbushen. Fatkeqësisht, edhe si pasojë e keq-qeverisjes, 22 vite më vonë ende ato pika nuk janë përmbushur. Ligji i Festave duhet të reflektojë barazi. Do të njihen plotësisht edhe festat kombëtare shqiptare. Përdorimi i himnit, stemës dhe flamurit kombëtar shqiptar në shkollat e në institucionet do të gëzojë të drejtën e barabartë ligjore me atë të maqedonasve. Asnjë prej këtyre të drejtave të barabarta nuk janë rrezik për Maqedoninë e Veriut, por thjesht krijim i kushteve për bashkëpunim e bashkëjetese normale”
Çfarë përmban kjo pikë programore?
Nga ajo që lexohet dhe kuptohet mes rreshtave në pikën e dytë të programit të koalicionit VLEN preken temat më të rëndësishme të popullit shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Shqiptarët akoma janë të diskriminuar në këtë vend, qytetarët janë dëshmitarë që deputetë maqedonas kanë protestuar që të mos mësohet në gjuhën shqipe. Katrahura më e madhe qëndron.
Marrëveshja e Ohrit aq shumë është përmendur saqë reflekton sikurse të jetë çështje e konsumuar që në fakt nga këtu kuptohet realiteti faktik se sa shumë është dashtë të flitet për këtë Marrëveshje dhe në fund të fundit sërish të kemi pika që akoma nuk janë realizuar.
Çështja e definimit të gjuhës shqipe 20% që është në Kushtetutë diskriminon një popull shumicë një popull shtetformues siç është populli shqiptarë.
Nëse nuk ka barazi kombëtare nuk do të ketë të ardhme të mirë e paqësore në këtë vend. Prandaj, pika 2 e programit të VLEN i shërben edhe qytetarëve maqedonas dhe atyre nacionalistëve e etnocentristëve. Pasi përmes përmbushjes së kësaj pike ndërtohet një shtet i së drejtës, një shtet në të cilin të gjithë ndjehen të barabartë dhe të pa diskriminuar.
Barazia, është një nga komponentat kryesore që e ndalë edhe migrimin e të rinjve nga vendi, sepse të rinjt deri në këto momente janë ndjerë të papërfaqësuar dhe pa barabartë me bashkëmoshatarët e tyre maqedonas. Përmes kësaj nisme të gjithë qytetarët përballë institucioneve të vendit do të trajtohen njësoj pa dallime etnie e fetare. Vetëm përmes kësaj qasje krijohet e ardhme e sigurt dhe zhvillim i garantuar. /Zhurnal.mk