Në kuadër të fushatës parlamentare “Maqedonia sërish e jotja! Ndryshimet në duart e tua” VMRO-DPMNE mbajti tubim në Jançishtë, Komuna e Jegunovcës dhe në Bërvenicë të Tetovës. Kryetari Hristian Mickoski, bartësja e listës së kandidatëve për njësinë e gjashtë zgjehdore, Dafina Stojanoska si dhe kandidatja për presidente Gordana Siljanovska Davkova folën para qytetarëve të pranishëm.
Mickoski, nga Jançishta, tha se kanë pritur deri 150 mijë vota në rrethin e parë të zgjedhjeve presdienciale, por ka dallim prej 180 mijë votave, që sipas tij, do të thotë se VMRO-DPMNE së bashku me popullin bën rezultate historike.
Bartësja e listës së kandidatëve për njësinë e gjashtë zgjedhore, Dafina Stojanoska porositi se më 24 prill numër i madh i votuesve dërguan porosi të fuqishme drejt pushtetit aktual por edhe të ardhshmit.
“Pushtetit aktual ia nënshkruan vendimin për pushim afatgjatë, derisa pushtetit të ardhshëm i japin mundësi të fillojë t’i korrigjojë gjërat, por pa kurfarë hapësire për çfarëdo lloj gabimi apo lëshimi. Përderisa pushteti aktual e merr veten nga nokdauni i marrë dhe paralajmëron se do të fillojnë nga zeroja, pushteti i ardhshëm i VMRO-DPMNE-së përkujton platformën programore 1198 dhe pjesë nga projektet infrastrukturore për komunën e jegunovcës”, tha Dafina Stojanoska në tubimin e sotëm në Jegunovcë.
Nga Bërvenica e Tetovës, Mickoski dërgoi porosi se koalicioni i tij do të ketë 61 deputetë, ndërsa presidente e ardhshme do të jetë Gordana Siljanovska Davkova. Mickoski theksoi se populli duhet të dëgjojë dhe prandaj BDI shkon në opozitë dhe me atë përfundon një epokë famëkeqe të një partie politike në skenën politike në Maqedoni, famëkeqe para së gjithash për shqiptarët, por edhe për të gjithë qytetarët në Maqedoni.
Mickoski shtoi se ka parti politike të cilat në këto zgjedhje dolën me kandidat të vetin i cili paraqitej si opozitar dhe kërkonte voza antiqeveritare dhe morën numër të caktuar të votave dhe tani aktivistët e tre partive iu drejtohen qytetarëve, sepse të votoni për VMRO-DPMNE-në, votoni për ne, ne jemi në koalicion me ta.
Stojanoska nga Bërvenica tha se me “Platformën 1198” për Bërvenicën parashihet shkollë e re në fshatin Bërvenicë, ndërtim i kopshtut për kujdes të mbi 60 fëmijëve dhe sallë sportive në Çellopek.
Ajo tha, mes tjerash, se VMRO-DPMNE në vitin e parë do t’i rrisë pensionet për 5.000 denarë.
previous post