AKTUALE

Musa Xhaferi nga Dollneni: Më 8 Maj do të vulosim fitoren e madhe

Kryetari i BDI-së z. Ali Ahmeti pas Kërçovës, së bashku me kandidatin për deputet Musa Xhaferi dhe bashkëpunëtorë të tjerë ka takuar edhe qytetarët e Krushevës si dhe vendbanimet si Debresh, Zhitoshë dhe Borinë të komunës së Dollnenit.

Musa Xhaferi ka falenderuar të pranishmit për angazhimin e tyre në zgjedhjet e 24 prillit duke bërë thirje që me 5 Maj me një mobilizim dhe më të madh të vulosim fitoren e 8 Majit në të gjitha vendbanimet.

Më tej, kandidati për deputet, Musa Xhaferi, tha se në bazë të rezultatit të 24 prillit, ka qenë në maksimum. Këto dy komuna kanë dhënë maksimumin dhe shpresoj që në Dollnen do kalojmë në epërsi po ashtu edhe në Krushevë. Kishte një rezultat që Fronti Europian është parti e parë në Dollnen dhe kjo është fitorja më e madhe, theksoi Xhaferi.

Banner

Related posts

Izet Mexhiti: Karshiaka është e vendosur në përkrahje të ndryshimit

Gjyla Halili

Escobar: Angazhohemi të mos ketë kërkesa të reja nga Sofja

admin

REISUL ULEMA PRITI ZV.DREJTORIN E BURGUT TË IDRIZOVËS Z. SADUSH ARIFIN

admin