AKTUALE

Nga e hëna nxënësit në pushim pranveror në Maqedoni, mësimi rifillon më 7 maj

Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Maqedoninë e Veriut do të jenë në pushim pranveror nga e hëna (29 prill) deri më 6 maj.

Për herë të parë ka një ndryshim në kalendarin mësimor, në mënyrë që viti 2023/2024 të përfundojë më 17 qershor për nxënësit e shkollave fillore, ndërsa për gjimnazistët, si vitet e kaluara, më 10 qershor.

Shkollat nuk do të jenë të hapura më 8 maj (e mërkurë) kur do të mbahet raundi i dytë i Zgjedhjeve Presidenciale dhe Parlamentare 2024.

Më 7 maj në ato shkolla ku do të organizohet votimi për zgjedhje do të kenë orar të reduktuar dhe orë pune deri në orën 11:00.

Banner

Related posts

Osmani: Pas arritjes së Marrëveshjes së Prespës, Greqia na ka përkrahur në shumë procese ndërkombëtare

Gjyla Halili

Politikani Lisandër Hoxha vizitoi Vatrën

Gjyla Halili

Fondacioni “Golden Eagle” fton artistët me aftësi të kufizuara të aplikojnë për pjesëmarrje në ekspozitë

Gjyla Halili