AKTUALE

Fronti Evropian kërkon dorëheqjen e liderëve të VLEN-it: Burrat duhet ta mbajnë fjalën!

Banner

Fronti Europian sot ka mbajtur pres konferencë për media te komuna e Çairit, nga ku kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi-Zejdi, i cili ka folur në emër të Frontit, kërkoi dorëheqjen e të gjithë kryetarëve të partive politike opozitare shqiptare të bashkuara në VLEN. Rexhepi gjithashtu tha se kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, duhet të largohet nga komuna, pasi siç tha, pas asaj humbje të thellë, është kryetar pa legjitim dhe se komunat të udhehqura nga opozita Zejdi tha se do ti takojnë Frontit Europian.
“Këto komuna, në të cilën ata kanë qeverisur dhe vazhdojnë kushtimisht që qeverisin, por prej sot pa legjitimitet, këto komuna do të na takojnë neve sepse kanë humbur thellë. Andaj, kjo komuna e Çairit, siç jemi në Çair, është dëshmi se është edhe i Ali Ahmetit, por edhe i yni. Komuna e Çairit nga sot dëshmon se duhet të lirohet, nga të gjithë ata të cilët synimin europian e dëshirojnë ta largojnë”, deklaroi Skender Rexhepi.
U drejtohet të gjithë kryetarëve të VLENIT, duke filluar nga kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhitit, poashtue dhe Afrim Gashit, edhe Bilall Kasamit, edhe Arben Taravarit, burrat duhet mbajtur fjalën.

Banner

Related posts

Dita Ndërkombëtare e Autizimit, Taravari: Gostivari e ka qendrën më të mirë në rajon për trajtimin e fëmijëve autikë

Gjyla Halili

A ka liri fetare në RMV?

admin

Pendarovski në takim me pjesëmarrësit në programin për mobilitet rajonal të hetuesve dhe aktivistëve të rinj

Gjyla Halili