SHQIPËRI

Komisioni Evropian miratoi donacion shtesë prej 22,5 milionë euro për sistemin rajonal të menaxhimit të mbeturinave

Pas nënshkrimit të Marrëveshjes për hua me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, me të cilën u siguruan 55 milionë euro për zhvillimin e sistemit rajonal të menaxhimit të mbeturinave, Komisioni Evropian, në kuadër të Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor, miratoi 22,5 milionë euro shtesë si donacion investimi.

Nëse i shtojmë edhe 9 milionë euro të siguruara si donacion nga Qeveria Zvicerane, shuma totale e fondeve të siguruara për vendosjen e sistemit rajonal të menaxhimit të mbeturinave në rajonet planore Pollog, Jugperëndim, Pellagoni, Vardar dhe Juglindor arrin në mbi 87 milionë euro.

Sistemi rajonal i menaxhimit të mbeturinave në rajonin Lindor dhe Verilindor financohet përmes programeve IPA dhe së shpejti pritet të fillojë procedura e tenderimit, ndërsa për rajonin planor të Shkupit janë siguruar fonde granti përmes fondeve evropiane IPA dhe projekti duhet të fillojë.

Banner

Related posts

Ilir Meta mbështet VMRO-DPMNE-në: Fitorja e tyre do t’i jep një dimension të ri zhvillimit ekonomik të vendit

Gjyla Halili

Protesta e opozitës, Berisha: Rama të largohet/ Të hënën protestë para Parlamentit

admin

Grenelli viziton Shqipërinë, merr me vete dhëndrin e famshëm të Trumpit

admin

Leave a Comment