AKTUALE

Jakimovski: Zgjedhjet e sotme ishin të qeta dhe dinjitoze, vërejtje për votimin e diasporës

Kandidati për president i koalicionit “Guximshëm për Maqedoninë” i kryesuar nga partia GROM, Stevço Jakimovski në konferencë për media vlerësoi se dita e sotme e zgjedhjeve ka kaluar e qetë dhe dinjitoze dhe treguam se mund të kemi zgjedhje të qeta dhe dinjitoze.

“Unë në këtë fushatë zgjedhore nuk kam kurrfarë vërejtje për sjelljen e kundërkandidatëve të mi, për fjalorin e tyre, përveç një vërejtje të cilëm e patëm vetëm sepse kishim një emision duel dhe përveç asaj vërejtje se dy kandidatë ishin financuar për përfaqësim mediatik në këtë fushatë zgjedhore që vlerësoj se në zgjedhjet e ardhshme kjo duhet të korrigjohet dhe të ketë ndarje të barabartë të mjeteve. Vlerësoj se edhe mospasja e emisioneve duel e bëri këtë fushatë jo aq atraktive dhe për këto shkaqe e shohim se ende nuk kemi jehonë prej 50 për qind të qytetarëve në vendvotime”, theksoi Jakimovski.

Dërgoi kritika për votimin e diasporës sepse atje, siç theksoi është ditë pune dhe qytetarët kishin problem të dilnin nga puna.

Banner

Related posts

Sinishtaj: Jo vota për antishqiptarët, kanë qëllime të errëta ndaj Malësisë!

admin

Hira Fidani, kampione e RMV-së në kategorinë -54 kg, vitin e ardhshëm pjesë e Europianit në Qipro

Gjyla Halili

Osmani uron Policinë e Kosovës: Ata janë gardianë të sigurisë sonë, të mbrojtjes së sovranitetit

admin