AKTUALE

Llukarevska: Pendarovski shkon në raundin e dytë

Nënkryetarja e LSDM-së Sanja Llukarevska në paraqitjen e saj të parë pas përfundimit të procesit zgjedhor tha se kandidati për president i LSDM-së, Stevo Pendarovsli do të shkoj në raund të dytë dhe do të grumbulloj numrin më të madh të votave, përfshi edhe të atyre kandidatëve që ndajnë vlera europiane e që nuk arritën të shkojnë në raund të dytë.



“Falënderoj qytetarët që realizuan të drejtën e votës, në bazë të kësaj si shoqëri dëshmuam se kemi kapacitete demokratik për zgjedhje të lira dhe demokratike. Unë vetëm nga ju mediat i kam dëgjuar për disa parregullsi. Më vjen mirë që kishim numër të madh të votuesve dhe se qytetarët dëshirojnë vetë të vendosin për të ardhmen e tyre. Do të them se kandidati i LSDM-së do të jetë në raundin e dytë dhe se të gjithë ata që ndajnë vlerat evropiane do të na e japin mbështetjen, unë besoj se kandidati jonë do të fitoj numrin më të madh të votave gjatë raundit të dytë. Besoj se të gjithë kandidatët që ndajnë vlera evropiane dhe nuk kaluan në raundin e dytë, votën do t’ia japin kandidatit tonë”, tha Llukarevska./ Alsat.mk

Related posts

Taravari: Kërçova është Surpriza më e bukur e kësaj fushate!

Gjyla Halili

Myftiu i Tetovës Qani ef.Nesimi përcolli grupin e tretë të nijetlinjëve për haxh

admin

“Një kryeministër për të gjithë”, Fronti Europian zbulon moton për zgjedhjet parlamentare

Gjyla Halili