AKTUALE

30 milionë euro të kursyera nga Amnistia Penale në Shqipëri, Manja: 780 të dënuar lënë qelitë

Pas hyrjes në fuqi të ligjit për “Amnistinë Penale”, 780 të dënuar kanë lënë sot qelitë për t’iu drejtuar banesave të tyre. Ndërkohë, 800 të tjerë kanë përfituar nga ulja e dënimit.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, nga Institucioni i Vuajtjes së Dënimeve Penale në Rrogozhinë, ku ndoqi nga afër procesin e lirimit të të dënuarve, në një komunikim për mediet tha se nga kjo amnisti nuk kanë përfituar zyrtarë të lartë të dënuar apo hetuar nga Struktura Speciale Anti-Korrupsion (GJKKO). Ai shtoi se përfitues nga kjo Amnisti, janë vetëm nëpunës të cilët nuk janë më shumë se gishtat e një dore.

“Ka pasur një debat i madh se sa zyrtarë të lartë do të lirohen përmes kësaj amnistie. Shifrat dhe numrin e tyre do ti merrni vesh përmes komunikimit me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, por ju siguroj se asnjë zyrtarë i lartë dënuar ose në proces gjyqësor nga Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit nuk përfiton nga kjo amnisti. Me uljen e dënimit janë një numër sa gishtat e një dorë, nëpunës të thjeshtë, që lirohen përmes amnistisë”, tha Manja.

Kreu i Drejtësisë në Shqipëri tha se amnistia ka kursyer rreth 30 milionë euro për buxhetin e shtetit.

“Kostoja ditore e një të dënuari është 36.5 euro. Nga kjo amnisti, nëse e kalkulojmë në kosto ditore, janë kursyer 30 milionë euro për shtetin”, theksoi Manja.

Ai informoi se nga burgu i Rrogozhinës janë liruar sot 183 të dënuar, ndërsa 15 gra dhe 3 të mitur përfitojnë nga amnistia.

“Në këtë institucion është numri më i madh i të dënuarve që lirohen nga amnistia, 183 të dënuar. Në shkallë vendi do të lënë vendin e vuajtjes së dënimit 780 të dënuar. Kjo shifër pritet të përditësohet për shkak se në orët e fundit, ka përsëri një numër të dënuarish që përfitojnë nga amnistia, të cilët gjenden në komisariatet e policisë në shkallë vendi. Për këta 780 persona janë mbaruar të gjitha procedurat e dokumentacionit ligjor dhe sot do të lënë ambientet e vuajtjes së dënimit. 800 të tjerë janë përfitues të amnistisë me ulje në dënim. Në total, numri i të dënuarve që përfitojnë është 1,600.

Përfitues janë që lirohen menjëherë 15 gra, ndërsa 9 të tjerë përfitojnë ulje në dënim dhe do të lirohen deri në shtator. Nga 38 gra që kemi të dënuara në institucionin e Ali Demi në Tiranë, 3 të mitura përfitojnë menjëherë, ndërsa 2 përfitojnë ulje në dënim. Përfitues janë edhe 2 662 persona në shërbim prove”, përfundoi Manja.

Related posts

Azgan Haklaj: Ali Ahmeti strateg i luftës, arkitekt i paqes, simbol i shqiptarisë

Gjyla Halili

Aggeler: Korrupsioni mbetet sfida më e madhe në Maqedoninë e Veriut

admin

Mickoski: Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së më ka përcjellë me dronë mua dhe VMRO-DPMNE-në

Gjyla Halili