OPINIONE

BEDRI ISLAMI DITËLINDJA JOTE, ËSHTË NGJARJE E MADHE PËR KOMBIN



Ditëlindja Jote, për Nënë Dritën, për Babë Zenelin(për të famshmin personazh të Migjenit), për motrat e vëllezerit, për bashkëshorten e për fëmijet, nipat e mbesat, për familjen Tënde të ngushtë e të gjerë, por edhe për neve shokët, bashkëveprimtarët, bashkëluftëtarët e bashkmendimtarët tuaj, e për  gjithë popullin, Atdheun e Kombin, është ngjarje me rëndesi!

Në ditëlindjen Tënde, do të veçoja shokun e mikun Tënd, bashkëveprimtarin e bashkëluftetarin, figurën e madhe, personalitetin e shquar, ish-të burgosurin politik, veprimtarin e lavdishëm e drejtuesin shumë vjeçarë të LPK-së, udhëheqësin e madh të luftës për liri, komandantin trim e sypatrembur të UÇK-së, Heroin e Kombit, Gjeneral Fehmi Lladrovcin, i cili po të ishte në mesin tonë, por edhe pasi është i pavdekshëm dhe më i gjallë ndër të gjallët, bashkë me shokun e vëllaun e Tij të ilegalitetit, veprimtarisë e luftës çlirimtare, Udhëheqësin e popullit shqiptar Ali Ahmeti, të urojnë ditëlindjen, të urojnë jetë të gjatë sa një shekull, të urojnë jetë të lumtur, me shëndet e suksese!

Data që shënon ardhjen Tënde në jetë, për të gjithë miqtë Tuaj të të gjitha moshave, për të gjithë pjestarët e popullit tonë kudo që jetojnë, brenda e jashtë Shqipërisë,  për intelektualët e niveleve të ndryshme, për veprimtarët kombëtar, për ushtarët e komandantët e UÇK-së, e për miqtë tuaj të pafund kudo, është çast i madh, knaqësi e pafund dhe datë me rëndësi, sepse  ata bashke me Ty e Nënë Driten, gëzojnë e ngrenë dolli, të urojnë jetë të lumtur, edhe shumë vite të tjera, me shendet e suksese!

Për Ty e për ditëlindjen Tënde, e cila  në kalendarin e biografisë Tuaj shënon ardhjen në jetë dhe fillimin e jetës Tuaj, të urojmë e ngremë për Ty dolli,  jo vetëm ne shokët e miqtë e gjallë që i ke të shumtë, por të urojnë e ngrenë dolli edhe të pavdekshmit, Heronjtë e Dëshmorët e Kombit, që Ti i ke pasur shokë e bashkëveprimtarë,bashkëluftëtarë e për të cilët ke shkruar artikuj, shkrime e libra të shumtë, në gazetat “Zeri i Kosovës” para luftës e gjatë luftës së UÇK-së dhe në gazetën më të guximshme shqiptare “Epoka e Re” pas përfundimit të luftës së UÇK-së e çlirimit të Kosovës nga Serbia pushtuese!

Ditëlindjet janë data e ngjarje festive, të cilat  bëhen të veçanta e të shënuara kur ato festohen për personalitete të mëdha e me ndikim, nga figura të shquara e të rralla, nga drejtues të mëdhenj e nga shkrimtarë e publicist që kanë botuar me qindra e mijëra artikuj, libra e romane të ndryshme!

Me shumë respekt,
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 20 Prill 2024!

Banner

Related posts

ALI AHMETI DHE BUJAR OSMANI KANDIDATI PËR PRESIDENT TË MAQEDONISË SË VERIUT

Gjyla Halili

Çështja shqiptare në Maqedoni – statusi politik

Gjyla Halili

FJALIM NË EMËR TË LËVIZJES POPULLORE TË KOSOVËS, NË PRISHTINË, MË 2 QERSHOR, NË VITIN 1991

Gjyla Halili