Jakkar Aimery
Lajmet e Detroitit
Republikanët e qarkut Oakland shpallën kandidatin e tyre të ri për ekzekutivin e qarkut, ditën e premte, vetëm disa ditë përpara afatit të fundit të peticionit për zgjedhjet dhe mbas disa muaj që prej kur ish-kandidatja Mary Patterson u largua nga gara.
Drejtuesit e GOP të qarkut Oakland zgjodhën Nikola “Nik” Gjonaj si kandidatin e vet për të kërkuar postin ekzekutiv të qarkut në një garë kundër presidentit aktual Dave Coulter, thuhet në deklaratën e Vance Patrick, kryetar i Partisë Republikane të Qarkut Oakland.
“Ne jemi të ngazëllyer që kemi një kandidat si Nik që t’i bashkohet listës sonë në të gjithë qarkun,” tha Patrick, sipas deklaratës së dërguar me email në Detroit News, të Premten. “Si një anëtar i komunitetit shqiptar, Nik do të ofrojë një perspektivë të nevojshme që do ta çojë Oakland County përsëri në prominencën e duhur ekonomike.”
Përzgjedhja e Gjonajt vjen pasi Patterson, vajza e ish-ekzekutivit të ndjerë të Oakland County, L. Brooks Patterson, njoftoi në heshtje në rrjetet sociale më 9 shkurt, për largimin e saj nga gara.
Mary Patterson u paraqit për të kandiduar për ekzekutive të qarkut, verën e kaluar, duke kërkuar të plotësojë vendin, të cilin babai i saj e mbajti për gati tri dekada, deri në vdekjen e tij, në gusht të vitit 2019.
Patrick javën e kaluar, ndërsa u shpreh i zhgënjyer që Mary vendosi të tërheqë emrin e saj, tha se partia ishte “e ngazëllyer që kishte një listë të fortë kandidatësh në mbarë qarkun që do të shpallen edhe zyrtarisht”.
“Që nga prilli i vitit 2023, ne kemi ndërtuar një rrjet të larmishëm vullnetarësh në të gjithë kantonin Oakland. Vullnetarët janë të etur për të promovuar mesazhin tonë nga Royal Oak në Waterford dhe South Lyon në Madison Heights,” tha Patrick ditën e premte.
Patrick falenderoi komunitetin shqiptar për mbështetjen “mahnitëse” për partinë në fjalë, që nga shpallja e kandidaturës së zotit Gjonaj.
“Ata na e shfaqin tani, më shumë se kurrë, rëndësinë e bashkimit të komuniteteve mbi vlerat e përbashkëta, për t’u fokusuar në atë që na bashkon dhe jo në atë që na ndan,” tha ai.
Gjonaj, nuk qe e mundur të kontaktohej të premten për ndonjë koment të vet.
Kandidatëve të Partisë Demokratike dhe Republikane për ekzekutivin e qarkut iu dha një afat për të paraqitur kandidaturat e veta partiake deri në orën 16:00, të datës 23 prill, njoftohet nga Zyra e Nëpunësit të Qarkut Oakland.
jaimery@detroitnews.com