AKTUALE

U PËRCOLL PËR NË BOTËN E AHIRETIT ISH MUFTIU I STRUGËS H. MIQAIL EF. OSMANI


Sot më 20.04.2024 në varrezat e fshatit Ladorisht të Strugës, për në botën e amshuar u përcoll ish muftiu i Strugës, H. Miqail Ef. Osmani. Për t’i dhënë nderimet e fundit hoxhës, mësuesit, humanistit dhe ish myftiut Miqail Ef. Osmanit, kishin ardhur shumica e punonjësve të Rijasetit të Bashkësisë Fetare Islame, të kryesuar nga sekretari i përgjithshëm, Irsal Ef. Jakupi, muftinjtë e gjitha muftinive të BFI-së, hoxhallarë nga e gjithë Muftinia e Strugës dhe më gjerë, bashkëfshatarët e hoxhës, xhemat dhe bashkëpunëtorë e miq nga i gjithë vendi. Gjithashtu, për nderimet e tij të fundit, të pranishëm ishin edhe kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti bashkë me ministrin e arsimit dhe shkencës, z. Jeton Sahqiri dhe kryetarin e komunës së Strugës, z. Ramiz Merko. Të pranishmit fillimisht i përshëndeti dhe falënderoi muftiu i Muftinisë së Strugës, H. Adi Ef. Murtishi i cili kujtoi dhe ndau momente të bukura që kishin kaluar me hoxhën e nderuar. Më pas para të pranishmëve për kontributin dhe veprimtarinë fetare, kombëtare dhe humane të hoxhës foli edhe z. Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së i cili pasi u shprehu ngushëllime familjarëve dhe miqve të hoxhës, tha se me hoxhën e nderuar Miqail Ef. Osmani kanë qenë bashkëveprimtarë në shumë punë dhe projekte për popullin shqiptarë. Në emër të kryetarit të BFI-së, Reisul Ulema, H. Hfz. Shaqir Ef. Fetai, i cili gjendet në një konferencë ndërkombëtare të Ligës Botërore Islame në Rijad të Arabisë Saudite, foli sekretari i përgjithshëm i BFI-së, H. Irsal Ef. Jakupi i cili pasi u shprehu ngushëllime familjes, Muftinisë dhe gjithë miqve, luti Allahun e Madhërishëm ta falë dhe mëshirojë dhe ta shpërblejë hoxhën për gjitha punët e tij dhe shtoi se hoxha H. Miqail Ef. Osmani ka qenë shembull në punën dhe veprimtarinë e tij që me nder e kreu deri në ditët e fundit të jetës së tij. Në fund, namazin e të ndjerit e fali muftiu i Muftinisë së Tetovës, Dr. Selver Ef. Xhamaili.

Related posts

Deputetja Rina Ajdari në konferencën rajonale “Avansimi i barazisë gjinore në parlamente”

admin

​Guardiola: Dua sërish trofeun e Championsit

admin

“Rama të mos bëjë gjykatësin”, VOA: Ahmetaj konfirmoi qartazi prishjen e marrëdhënieve të tij me kryeministrin

admin