AKTUALE

Pas reagimit të Valdet Xhaferit, dorëzohet Taravari! Vendos në funksion ndriçimin publik në Malësinë e Gostivarit

Banner

Pas reagimit të djeshëm të Kryetarit të Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar, Valdet Xhaferi për ndërprerjen me qëllim të ndriçimit publik në Malësinë e Gostivarit nga kryetari Arben Taravari, banorët e Sërmonvës tashmë sërish e gëzojnë këtë shërbim komunal.

Xhaferi e ka quajtur hakmarrje politike ndaj banorëve, veprimin e Komunës së Gostivarit, pasi të njejtën nuk janë përkrahës të politikave të kryetarit aktual.

Ndonëse në Malësinë e Gostivarit ndriçimi publik u vendos në funksion, në shumë lagje të qytetit mbetet jashtë funksionit dhe për netë të tëra janë në terr. /indeks.mk

Njoftimi nga BDI-Gostivar:

Pas reagimit të djeshëm të kryetarit të BDI-së në Gostivar, z.Valdet Xhaferi, për ndëprerjen e ndriçimit publik në fshatrat e Malsisë, menjëherë po at ditë në mbrëmje, e kanë futur në përdorim ndriçimin publik, mirëpo për fat të keq, në shumicën e lagjeve të qytetit, ishte i ndalur ndriçimi publik!

TURPI I BOTËS! A ENDE DUHET TË REAGOJMË PËR KSHTU GJËRA ELEMENTARE!?!?!?

Banner

Related posts

Osmani: Për lëndën “Pacienti” të PSP-së, nuk ka pasur aktakuzë, koalicioni “Vlen” nuk ka ide në këtë fushatë zgjedhore

Gjyla Halili

MBRËMJE KURANORE NË MUFTININË E BFI – KËRÇOVË!

Gjyla Halili

Vjollcë Berisha: Jemi reshtuar në anën e asaj që është shqip, që është e pastër dhe e vërtetë

Gjyla Halili