KOSOVË

E rëndë në Pejë: Burri ushtron dhunë ndaj gruas bashkë me nënën e tij, e dëbojnë nga shtëpia

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë. Të dyshuarit për këto ngjarje të trishta që po përfundojnë edhe tragjikisht, në shumicën e rasteve janë djemtë dhe burrat, ndërsa viktima vajzat dhe gratë. Ato përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre, por edhe anëtarët tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali.

Një ngjarje e tillë dhe mjaft e rëndë ka ndodhur së fundmi në një familje në fshatin Nakëll në Pejë.

Sinjali mëson se një 26-vjeçar po dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij, pas një debati verbal që plasi mes tyre, ku ishte e përfshirë edhe nëna e të dyshuarit.

Sipas informacioneve të para, djali bashkë me nënën janë kapur me nusen, fillimisht duke i bërë presion për punët e shtëpisë, e më pas sherri ka eskaluar dhe dy të njëjtit e kanë dëbuar viktimën nga shtëpia dhe nuk e kanë lejuar të kthehej.

Përballë kësaj situate, viktima vendosi që të kërkojë ndihmën e Policisë, ku ka rrëfyer edhe një rast të dhunës fizike që burri i saj ka ushtruar.

Pas denoncimit të rastit, Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit, ndërsa gruaja bashkë me fëmijët është kthyer te familja e saj.

Related posts

Rruga për ferr është e ndërtuar me qëllime të mira, thotë Kusari-Lila për draft-statutin e Ramës për Asociacionin

admin

Situata në veri të Kosovës, Stoltenberg: Palët të ulin tensionet

admin

Me urdhër të SPAK-ut arrestohet një tjetër ish-kryetar bashkie në Shqipëri

admin