Me sloganin “Tregimi lexohet”, në Shkup fillojë edicioni i 36-të, i panairit të librit.
Shumë të rrinj ishin drejtuar drejtë arenës “Boris Trajkovski”, për të blerë librat e tyre të preferuar, kurse interesimi më i madh mbetet për libra të Historisë dhe Psikologjisë.
“Po për libra. Histori”.
“Mirë nuk është keq. Po dua të lexojë më shumë libra dhe kjo është në interesin tim. Unë më shumë preferojë Psikologjinë”.
“Të shohim ndonjë libër me mësuesin dhe të shohim çfarë ka të blejmë. Po për shembull, nëse ka ndonjë libër rreth futbollit për ndonjë histori që dua të lexojë”.
“Më shumë për libra të psikologjisë më shumë për mendjen e njeriut e kështu me rradhë”.
Interesimi i të rrinjve për të lexuar libra mbetet i lartë, por kjo, sipas një përfaqësuese të shtëpisë botuese, nuk mund të thuhet për lexuesit shqiptarë dhe jo vetëm.
“Interesimi tek ne më shumë është tek popullata e maqedonëve maqedontë janë më shumë të interesuar kemi edhe turqë që vijnë por më shumë janë të interesuar maqedonasit”, thonë nga Shtëpia botuese “Yeni Balkan”.
Panairi i Librit i mbështetur nga Ministria e Kulturës do të jetë i hapur deri më 24 prill, nga ora 10:00 deri në ora 20:00.
Ndërkaq për shkak të panairit, Ndërrmarja e transportit publik, bëri të ditur se do të ketë linja shtesë për të lehtësuar qasjen e qytetarëve drejt panairit.