AKTUALE

Gashi premton 500 milionë euro për infrastrukturën e Likovës

Banner

Gjatë natës së mbrëmshme aktivitetet e koalicionit VLEN janë mbajtur në
Komunën e Likovës. Me këtë rast, kryetari i parisë Alternativa, Afrim
Gashi ka premtuar një rregullim të infrastrukturës në këtë komunë.

Ai ka thënë se nuk ka logjikë të flitet për gjera të tjera, kur këtij
vendi i mungojnë gjerat elementare.

“Nuk ka kuptim që ata ende të vijnë këtu e të flasin për UÇK-në, për
dëshmorët, për veteranët e invalidët, ndërsa secili fshat ka mungesë
uji, mungesë dritash, mungesë asfalti e mungesë kanalizimi. Prandaj,
obligimi ynë është që në qeverinë e ardhshme të ndajmë 500 milionë euro
nga buxheti shtetëror dhe njëherë e përgjithmonë ta mbyllim temën e
infrastrukturës edhe për zonën e Likovës”.

Tutje kryetari i Alternativës ka thënë se ndryshimi për qytetarët do të
vije vetëm për mes një kodi.

Të dashur të pranishëm, nëse këtë që e thashë dëshirojmë ta bëjmë
realitet, ekziston vetëm një kod dhe ky është numri 6. Më 24 prill ky
kod e hap derën që Taravari të shkojë në raundin e dytë, ndërsa kur Dr.
Arbeni të fitojë, 8 maji do të jetë një mundësi që secili të festojë.
Ju faleminderit e mirupafshim në fitoren e madhe!”.

Banner

Related posts

Nga terri i harresës në majat e suksesit – Deçiqi, simbol i ringjalljes!

Gjyla Halili

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga ua uroi vendin e parë studentëve fitues në garën ndërkombëtare për gjykim të simuluar në Tiranë

Gjyla Halili

Taravari: Nuk e tradhtova Ziadin Selën, shumica e ASH-së është me mua!

Gjyla Halili