AKTUALE

Mot i ndryshueshëm me shi të përkohshëm dhe më freskët, deri në 18 gradë

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të përkohshme të bubullimave dhe të shiut, posaçërisht në pjesët jugore. Do të fryejë erë e lehtë deri mesatere nga drejtimi verior. Temperatiura minimale do të jetë në interval prej 0 deri 6, ndërsa ajo maksimale do të jetë prej 10 deri 18 gradë Celsius.

Në Shkup vranësira dhe më freskët me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 17 gradë.

Sipas DPHM, gjatë fundjavës do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe më i freskët. Të dielën në disa vende do të ketë reshje shiu të cilat herë pas here do të jenë më të bollshme dhe kushte për paraqitje të jostabilitetit të izoluar me bubullima. Për shkak të zbritjes së masës ajrore më të ftohtë në male reshjet do të kalojnë herë pas here në borë dhe në malet më të larta do të formohet mbulesë e re bore.

Banner

Related posts

Memeti dhe Nuhiu: Përfshirja e komuniteteve më të vogla në koalicion do të sjellë një rikonfigurim politik pozitiv në vend

Gjyla Halili

Ahmeti para Gjykatës Kushtetuese: Të mos merren vendime të njëanshme, mos rrezikoni paqen dhe sigurinë

Gjyla Halili

Blerim Bexheti godet VLEN-in: Asnjë premtim, asnjë fjalë që than dhe dhan S’VLEN!

Gjyla Halili