Sipas simulimit të mandateve parlamentare të nxjerra nga matja e opinionit publik të qytetarëve në prill, të realizuar nga IPIS për nevojat e emisionit të MRT-së Objektivi, koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE pritet të ketë numrin më të madh të deputetëve në përbërjen e re të Kuvendit.
Gjegjësisht, sipas simulimit, koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE do të kishte nga 51 në 54 deputetë, LSDM do të kishte nga 28 deri në 30 deputetë, BDI 13 deri 17 mandate, koalicioni VLEN nga 11 në 13 mandate, e më pas E Majta me 4 me 7 dhe lëvizja ZNAM nga 4 në 6 mandate.
Sipas njësive zgjedhore, simulimi parashikon që në njësinë e parë zgjedhore VMRO-DPMNE do të ketë 8 deri në 9 deputetë, LSDM 5, BDI nga 2 në 3, VLEN 2 mandate, E Majta nga 1 në 2 dhe ZNAM një mandat deputeti të fituar.
Në NJZ 2, VMRO-DPMNE pritet të ketë 8 deputetë, LSDM 4, BDI 2 ose 3, VLEN 2, ZNAM po ashtu 2 deputetë dhe E Majta nga 1 në 2.
Në njësinë zgjedhore 3, projeksionet thonë se VMRO-DPMNE do të kishte 12 deputetë, LSDM 6, Levica dhe ZNAM nga një deputet.
Në njësinë e katërt, potenciali i VMRO-DPMNE-së është të fitojë 11 deri në 12 mandate, LSDM-së 7, kurse e majta dhe lëvizja ZNAM kanë shanse të fitojnë nga një deputet.
Në NJZ 5, sipas projeksioneve, më së shumti deputetë do të ketë VMRO-DPMNE, d.m.th 9 mandate, LSDM nga 5 në 6, pasuar nga BDI nga 2 në 3, VLEN 1, E Majta me 1 mandat dhe ZNAM gjithashtu ka potencial për të pasur një deputet nga kjo zonë zgjedhore.
Në njësinë e gjashtë zgjedhore, sipas sondazheve dhe projeksioneve, ka një garë të barabartë mes BDI-së dhe koalicionit VLEN. Të dy blloqet kanë mundësi të fitojnë nga 7 deri në 8 deputetë, ndjekur nga VMRO-DPMNE me 3 deri në 4 mandate dhe LSDM nga 1 deri 2./Zhurnal.mk