AKTUALESHQIPËRI

USAID-i shton me gati 30 milionë dollarë mbështetjen për Shqipërinë

Shtetet e Bashkuara kanë ofruar gati 30 milionë dollar shtesë, ndërsa kanë rinovuar marrëveshjen e ndihmës për objektivat e zhvillimit për Shqipërinë. Dokumenti u firmos të mërkurën në Tiranë nga përfaqësuesja e USAID-it (Agjencia amerikane për Zhvillimin Ndërkombëtar) Mischere Kawas dhe ministri shqiptar i Financave Ervin Mete.

“Rinovimi i marrëveshjes deri në vitin 2030, duke e çuar vlerën e përgjithshme të financimit deri në 97 milionë dollarë, është një tjetër dëshmi e mbështetjes së vazhdueshme të Qeverisë Amerikane për Shqipërinë, një mbështetje e cila bëhet edhe më e rëndësishme për vetë stadin në të cilin ndodhet aktualisht vendi ynë në procesin e negociatave dhe përpjekjet për t’u afruar më shpejt me Bashkimin Europian”, u shpreh ministri Mete, gjatë ceremonisë së nënshkrimit, të organizuar në ambasadën amerikane.

Marrëveshja me USAID-in parashikon mbështetje për disa fusha kyçe që nga demokracia, te të Drejtat e njeriut dhe qeverisja, rritja ekonomike, paqja dhe siguria. “Ky është një moment kyç, ndërkohë që Shqipëria ndërmerr hapat e rradhës drejt integrimit euro-atlantik dhe anëtarësimit në BE. Ne jemi gati të jemi një aleat në çdo hap, ku USAID zgjeron dhe thellon marrëdhënien e bashkëpunimit me qytetarët dhe Qeverinë e Shqipërisë”, u shpreh nga ana e saj zonja Kawas.

Related posts

Negociatat VMRO-VLEN/ Javën e ardhshme përbërja e re Qeveritare?!

Gjyla Halili

BDI kërkon përgjegjësi për diskriminimin etnik në avancimet në SPB Tetovë

Gjyla Halili

Grubi: Bashkë me Bujarin, Kreshnikun, Fatmirin dhe Jetonin, ia dorëzuam dorëheqjet tona Kryeministrit

admin