AKTUALE

EKSKLUZIVE: VMRO në një vijë me Serbinë, kundër Kosovës në Strasburg

VMRO-DPMNE në një vijë me Serbinë e Vuçiçit në raport me Republikën e Kosovës. Edhe pse Maqedonia e Veriut e ka njohur shtetësinë e Kosovës, VMRO duket se dëshiron të ngrijë marrëdhëniet me Prishtinën zyrtare dhe të kthehet drejt Beogradit zyrtar.

Sot, deputeti i VMRO-së, Aleksandër Nikollovski, njëherësh nënkryetar i Mickoskit, nuk ka udhëtuar për në Strasburg, kur në Këshillin e Parlamentit të Bashkimit Evropian pritet të votohet anëtarësimi i Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, shkruan gazeta KOHA.

Për në Strasburg kanë udhëtuar dy anëtarët tjerë të Maqedonisë së Veriut – deputetja e BDI-së, Arta Bilalli Zendeli dhe deputeti i LSDM-së, Darko Kaevski, ndërsa mungon Nikollovski i VMRO-së.

Në një bisedë me gazetën KOHA, deputetja Bilalli Zendeli tregon se pasdite, rreth orës 16 fillon debati për Raportin dhe aplikimin e Kosovës si anëtare e Asamblesë Parlamentare në Këshillin e Evropës, ndërkohe që rreth orës 20 duhet të votohet.

Në Bruksel, deputetja Bilalli Zendeli është me kolegun Kaevski, ndërsa mungon Nikollovski i VMRO-së.

Gazeta KOHA merr vesh se Nikollovski nuk ka shkuar në Strasburg, pasi qëndrimi i VMRO-së është të mos votohet PËR anëtarësimin e Kosovës, dhe me këtë, t’i bëj qejfin Serbisë dhe Aleksandar Vuçiçit.

Maqedonia e Veriut ka tre anëtarë në Këshillin e Parlamentit: Aleksandar Nikollovski i VMRO-së, Darko Kaevski i LSDM-së dhe Arta Bilalli Zendeli e BDI-së. Zëvendës të tyre janë Vllado Misajllovski, Fanica Nikollovska dhe Artina Qazimi.

Ndryshe, anëtarësimi në Këshillin e Evropës – një synim i Kosovës që nga shpallja e pavarësisë nga Serbia në vitin 2008 – do të nënkuptonte, mes tjerash, përfaqësimin e parlamentarëve të saj në Asamblenë Parlamentare të organizatës. Kosovarët, po ashtu, do të mund t’i paraqisnin rastet e tyre në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Vendi do t’i bashkohej edhe Unionit të Transmetuesve Evropianë, duke i hapur rrugë pjesëmarrjes së tij në garën vjetore të këngës, Eurovizion.

Nëse sonte në Strasburg – dy të tretat e parlamentarëve kombëtarë që përfaqësojnë 46 shtetet anëtare të organizatës, japin dritën e gjelbër, çështja do të kalojë para ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, saktësisht një muaj më vonë, dhe ata do ta marrin vendimin përfundimtar.

Related posts

Mexhiti: USAID partnere në sbumë projekte mjedisore që përmirësojnë standardin jetësor të qyterëve

Gjyla Halili

Bytyqi: VMRO ka krijuar sistem paralel në Maqedoni, po pengon funksionimin e institucioneve

Gjyla Halili

Daçiq: Policët e Serbisë do të patrullojnë në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili