AKTUALE

Siljanovska ofendon rëndë Pendarovskin dhe Kovaçevskin

Banner

Kandidatja për presidente Siljanovska-Davkova u shfaq me ofendime ndaj presidentit aktual Pendarovski dhe kryetarit të LSDM-së dhe ish-kryeministrit Kovaçevski.

Nuk flas kurrë për studentët, por nuk i harroj kurrë më të mirët dhe them gjithmonë gjithçka për ta. Stevo Pendarovskin nuk e mbaj mend si student, por e di që ka magjistruar dhe doktoruar pasi që i ka përmirësuar aftësitë analitike në Ministrinë e Punëve të Brendshme”, deklaroi Siljanovska-Davkova.

Ajo shton se Pendarovskin e ka takuar në një debat të organizuar nga ish-presidenti Boris Trajkovski, i quajtur “Dialogu i qytetërimeve”, ku morën pjesë intelektualë të lartë nga vendi dhe bota, dhe ku Pendarovski ndoshta ishte pjesë e organizimit të manifestimit, dhe Siljanovska e rrëfen këtë në stilin “E di që rreth nesh po qarkullonte një burrë dhe më vonë u kujtova se ishte Pendarovski, ndoshta ishte pjesë e organizimit të manifestimit.

Qëndrimi nënvlerësues i Siljanovskës ndaj Pendarovskit vazhdon, me deklaratën se ai flet atë që do ti thotë “kryeministri de facto” Ahmeti.

Siljanovska është pa dallim në fjalët dhe ofendimet e saj, me stil të ngjashëm ka komentuar edhe kryetarin e LSDM-së, Kovaçevski.

“Të mos flasim për atë djalë tjetër”, thotë Siljanovska, duke iu referuar Kovaçevskit, profesori im, Gjorgi Marjanoviq, thoshte se askush nuk di të shprehë një person me një nofkë si Kumanovarët. Nuk po e them pseudonimin e tij, por e di që nuk është rastësi që është femër”.

Ndonëse opinioni është i vetëdijshëm se retorika ndaj kandidatëve do të bëhet gjithnjë e më e ashpër dhe se do të ketë komente e akuza të pahijshme dhe jo dinjitoze, megjithatë, për një kandidat për president të vendit dhe një profesor shumëvjeçar, shfaqje të tilla janë më së paku dinjitoze dhe as e nevojshme Le të krenohet Maqedonia, siç është slogani i fushatës së partisë, kandidate e së cilës është Siljanovska.

A është kjo retorika e krenarisë së VMRO-DPMNE-së dhe kandidatit të saj për president?

Banner

Related posts

Lëvizja Demokratike hapi zyrat në Gostivar, Mexhiti: Partia jonë po fuqizohet çdo ditë

Gjyla Halili

Izet Mexhiti i përgjigjet Ali Ahmetit: Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet por po avancohet!

Gjyla Halili

Mësimi do të nisë pa libra më 1 shtator, mjetet për blerjen e librave premtohen për të premten

admin