AKTUALEKOSOVË

Kosova e Shqipëria me marrëveshje të re për kalimin pa kontroll kufitar në Vërmicë

Banner

Qytetarët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë, do të kalojnë përmes pikës kufitare të Vërmicës nga ana e Kosovës dhe Morinës nga ana e Shqipërisë me procedura të shpejtuara përgjatë 9 muajve të vitit dhe në fundjavat e festave. Më herët kjo periudhë e lehtësimit të lëvizjes ishte në 4 muajt e verës.

Protokolli i rishikuar u nënshkrua në Tiranë nga ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla dhe ai i Shqipërisë, Taulant Balla.

Balla tha se gjatë periudhës së lehtësimit të kalimit kufitar nuk do të ketë kontrolle për qytetarët e dy vendeve.

Përmes këtij nënshkrimi të këtij protokolli të ri ne do të mundësojmë lehtësimin e procedurave të kalimit, të verifikimit kufitar në pikën e përbashkët Morinë – Kukës për të gjithë periudhën 1 maj – 30 shtator dhe 1 nëntor – 28 shkurt, pra 9 muaj gjithsej në vit, në ndryshim nga protokolli në fuqi që parashikonte 4 muaj, konkretisht vetëm 1 qershor deri në 30 shtator. Gjatë kësaj periudhe të qarkullimit të lehtësuar nuk do të ketë kontrolle pasaportash, karta identiteti për shtetasit, e theksoj për shtetasit e të dy vendeve tona“, pohoi ministri Balla, ka raportuar “Tv Klan”.

Banner

Related posts

Myftiu i Tetovës Dr. Hfz. Selver Xhemaili mori pjesë në tribunën shkencore me rastin e Ditës së Alfabetit

Gjyla Halili

Kongresi i pastrimit apo i rimëkëmbjes

Gjyla Halili

Diaspora shqiptare në SHBA dhe Kanada kërkon drejtësi të paanshme për ish-pjesëtarët e UÇK-së dhe mbështet protestën paqësore në Prishtinë

Gjyla Halili