AKTUALE

BDI dhe Fronti Europian e përshëndet përkushtimin e SHBA-ve për të ardhmen europiane të RMV-së

Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Fronti Evropian e përshëndesin përkushtimin e SHBA-ve për vazhdimin e frymës së Marrëveshjes së Prespës dhe vazhdimin e rrugës europiane të Maqedonisë së Veriut.

Sot, për të disatën herë me radhë, Departamenti Amerikan i Shtetit ka kërkuar që diskursi politik i Maqedonisë së Veriut edhe pas 8 majit, të bazohet në fakte, në përkushtimin e Marrëveshjes së Prespës dhe në implementimin e reformave që çojnë në anëtarësimin e shpejtë të vendit në Bashkimin Europian.

BDI dhe Fronti Europian siguron SHBA-të, si partner strategjik i Maqedonisë së Veriut, se edhe pas zgjedhjeve të 24 prillit dhe 8 majit, rruga e vendit mbetet Bashkimi Europian dhe nuk do të lejohet asnjë lëvizje që minon rrugën e trasuar tashmë pas anëtarësimit të vendit në NATO.

BDI dhe Fronti Europian si fitues absolut i zgjedhjeve, ndryshe nga opozita shqiptare dhe maqedonase, të ardhmen e vendit e sheh drejt Perëndimit dhe jo drejt Rusisë. Kjo do të dëshmohet me votat e 24 prillit dhe 8 majit, kur derivatet pro-ruse do të kujtohen vetëm si humbësit historik në Maqedoninë e Veriut.

Related posts

Mexhiti takoi Koordinatoren e re të Përhershme të OKB-së në Shkup Rita Kolumbia

Gjyla Halili

Taravari për shkarkimin e Jovevit: Kam marrë informacione shqetësuese nga Mexhiti

admin

Lëvizja BESA zgjodhi shefin e shtabit zgjedhor

Gjyla Halili