AKTUALEOPINIONE

Kulla: Ali Ahmeti është personaliteti më i madh që e ka prodhuar historia e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

Eksperti i Çështjeve të Politikave të Sigurisë Ndërkombëtare dhe Kombëtare, si dhe analisti, Ilir Kulla, përmes një statusi në profilin e tij në Facebook ka vlerësuar lartë figurën politikë dhe patriorike të kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Kulla shkruan se Ahmeti si personalitet i dëshmuar në kohë luftë, vazhdoi misionin e tij në liri për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut përmes një politike paqesore dhe europiane.

Kulla, Ahmetin e përshkruan si personaliteti më i madhi që e ka prodhuar historia e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Statusi i plotë:

Ali Ahmeti miku i im i vjeter dhe i vyer i koheve te veshtireve eshte politikani me i shquar shqiptar ende aktiv ne ditet e sotme. Ai eshte Abaz Gjuka i LPK-se dhe UCK-se aktivist dhe bashke-udheheqes i Luftes ne kohe shume te veshtira kur te pritej koka. Mund te kishte ndaluar pas 1999 Luftes ne Kosove dhe te gezonte pushtetin si shume te tjere, por vazhdoi projektin e vjeter te Tij dhe shokeve te Tij per te drejtat e shqiptareve ne Maqedoni, aty ku e kishte vendlindjen. Se bashku me deshmoret Isa Lika, Harun Aliu,Tahir Sinani e shume e shume te tjere, luftetaret dhe komandantet Hazbi Lika, Fatmir Dehari, Maliq Ndreca e shume e shume te tjere Ali Ahmeti beri nje epoke te lavdishme te shqiptareve si Komandant i Ushtrise Clirimtare Kombetare. Pas kesaj ai themeloi BDI-ne per nje projekt Europian per Maqedonine, sot vend anetar te NATO-s dhe me Kryeminister shqiptar, ne nje vend ku deri ne 2001 edhe Ministri shqiptar i Ekonomise mbante harten e Bullgarise se madhe qe dilte deri ne Durres ne zyren e Tij. Sigurisht sot jemi ne ate Maqedonine e Veriut, projekt Europian ku secili ka te drejte te votoje, e te shprehet ashtu sic do dhe i pelqen. Ne nje Maqedoni ku ka Gjenerale shqiptare te Armates, gjysmen e shtetit me shqiptare dhe shefin e sherbimit sekret shqiptar. Sigurisht ka shume probleme qe te jep qeverisja per me shume se dy dekada, shume gabime dhe disa faje se njerez jemi dhe ne politike keto gjera ndodhin. Por sido qe te jete, cfare do qe te ndodhe, ne cdo rrethane qe mund te vije opozite dhe pushteti Ali Ahmeti eshte me i paperseritshmi me gjithe gabimet qe mund te jene bere nder vite. Votoni ke te doni miq ne Shkup, Tetove, Gostivar, Oher, Struge, Shtip a Kumanove, keni te drejten e vyer qe te jep demokracia edhe te ndeshkoni me vote nese ka padrejtesi apo pakenaqesi, se shyqyr erdhi kjo dite fale UCK-se, por nje gje mos e harroni Ali Ahmeti eshte me I madhi qe keni prodhuar ne historine e shqiptareve te Maqedonise. Te me falin ata qe nuk I permenda dhe ata miq te vyer qe kane mendim teresisht te kundert me mua!

Related posts

Arrestohet një shtetas i Maqedonisë në Kosovë, kërkohej me fletarrest ndërkombëtar

Gjyla Halili

Kovaçevski: Qytetarët dhe institucionet të denoncojnë shkeljet e funksionarëve

admin

Mexhiti: Ka një thënie ‘mos e sjell punën me të vajtu Stambolli’, po s’ma ka marr mendja se këta i vajton Vuciqi dhe Beogradi

Gjyla Halili