AKTUALE

Kostadinovska – Stojçevska: Bajrami na kujton vlerat e paqes, tolerancës dhe unitetit

Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajramin, u dërgoi urim qytetarëve të besimit islam në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Bajram Sherif Mubarek Olsun të gjithë bashkëqytetarëve të fesë islame që në 30 ditët e fundit kanë qenë këmbëngulës në agjërim dhe me lutje dhe durim kanë pritur festën më të madhe dhe më të gëzuar të sotme, Fitër Bajramin.

Ditët e ardhshme të Bajramit janë një shpërblim dhe gëzim për myslimanët, por edhe një mesazh për të gjithë se vlerat universale të paqes, respektit të ndërsjellë, bashkimit, dhembshurisë, tolerancës dhe mirëkuptimit janë çelësat e suksesit.

Ndajeni gëzimin e Bajramit me të dashurit tuaj, familjen, të afërmit, miqtë, fqinjët, si dhe ata që kanë nevojë për ndihmë gjatë këtyre ditëve, në mënyrë që të gjithë të ndjejnë bukurinë e vërtetë të Bajramit.

Banner

Related posts

Zef Berishaj atdhetari që dhuroi 50 mij dollarë për ndërtimin e Kishës në malin e Kakariqit

Gjyla Halili

25 vjet nga rënia e Muzafer Agushit, Ali Ahmeti: Me nderim kujtojmë sakrificën e tij

Gjyla Halili

Kontrolle për sigurinë e pushuesve, bllokohen 12 mjete lundruese nga Vlora në Sarandë

admin