AKTUALE

Urim nga kryetari Mitreski me rastin e Fitër Bajramit

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Jovan Mitreski, kryetarit të BFI-së dhe qytetarëve të besimit islam u dërgoi mesazh urimi me rastin e festës së madhe myslimane të Fitër Bajramit, duke uruar që ditën e sotme ta kalojnë në lumturi, mirëqenie dhe në harmoni me të dashurit e tyre.

“Besoj se pas një muaji agjërim, të gjitha dëshirat Tuaja do të dëgjohen, ndërsa respekti i ndërsjellë, mirëkuptimi, toleranca dhe humanizmi, që duhet të jenë pasqyrë e çdo njeriu, do t’ju ndihmojnë në përmbushjen e tyre. Festat fetare e ngrenë lart dashurinë ndaj njeriut, kështu që muajin që lamë pas treguam se nuk ka rëndësi se cilës fe i përkasim, por rëndësi ka respekti dhe mirëkuptimi i ndërsjellë, që na bëjnë të gjithëve më të mirë dhe më të pasur shpirtërisht”, theksoi kryetari Mitreski në urimin e tij.

Ai theksoi se në këtë qëndron edhe bukuria e darkave të iftarit, ku siç tha ai, e kemi treguar mirëkuptimin dhe tolerancën e ndërsjellë, por edhe kemi ndarë momente të përbashkëta, të cilat do të mbesin gjithmonë në zemrat tona.

“I nderuar z. Fetai, Ju uroj shëndet, vullnet dhe urtësi në misionin Tuaj për të qenë prijës i besimtarëve dhe mbështetja e tyre në të gjitha sprovat me të cilat përballen. T’i ngremë së bashku vlerat që bashkojnë. Festa e Fitër Bajramit le të sjellë paqe në zemra, qetësi në shpirtra, gëzim dhe harmoni në shtëpi! Gëzuar Fitër Bajramin”, theksoi kryetari Mitreski në urimin drejtuar Reisul Ulemasë së Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir ef. Fetai dhe qytetarëve të fesë islame.

Related posts

Ramiz Lladrovci: Kushtetuesja po dëshmon integritet, nuk lejoi “kapje” të Prokurorisë

admin

“Porosia e kullës”, e autorit Dr. Pashko Camaj, sonte në kullën e saj në Malësi

Gjyla Halili

Vijojnë afatet për ankesa në KSHZ, partitë vazhdojnë me aktivitetet zgjedhore

Gjyla Halili