AKTUALE

E duan Reali dhe Barcelona, por një skuadër angleze është në përparësi për të nënshkruar me Dani Olmon

Banner

Dani Olmo është i vendosur për tu larguar nga RB Leipzig në afatin kalimtar të verës dhe për ta bërë hapin e madh në karrierë.

Mesfushori spanjoll është futur në vitin e tij të katërt me klubin gjerman dhe interesimi nga top klubet evropiane nuk ka munguar në asnjë moment.

Real Madrid dhe Barcelona po kërkojnë rikthimin e tij në La Liga, por Olmo është objektiv edhe i skuadrave të mëdha angleze.

Sipas gazetës gjermane Sport Bild, Manchester United, Chelsea, Tottenham dhe Manchester City kanë shfaqur interes për nënshkrimin e Olmos.

Mesfushori ofensivë, i cili ka spikatur në Bundesligë pas kohës së tij në Dinamo Zagreb, konsiderohet si një nga talentet më të ndritur në skenën evropiane.

Si kandidati kryesor për të marrë shërbimet e Olmos po del në veçanti Manchester City. Në stadiumin Etihad, lojtari do të kishte mundësinë të punonte nën drejtimin e Pep Guardiolës, i cili ka shprehur admirimin e tij për të në të kaluarën.

Citizens e shohin spanjollin si zëvendësuesin perfekt të Kevin de Bruyne me belgun që nuk e ka të sigurt qëndrimin te kampioni në fuqi i Evropës, derisa Olmo ka një klauzolë largimi prej 60 milionë eurove.

25-vjeçari ka humbur disa ndeshje këtë sezon shkaku i lëndimit, megjithatë në 20 duele zyrtare në të gjitha garat ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar në katër të tjerë.

Banner

Related posts

Vrasja në Bit Pazar, LSDM: Me Toshkovskin në krye të MPB-së, qytetarët nuk ndihen të sigurtë

Gjyla Halili

Halil Kastrati me mega projekt- Qendër Rezidenciale për Autizëm dhe Sindromë Down për fëmijë dhe të rritur

Gjyla Halili

Lëkundje tërmeti në Greqi, ja sa ishte magnituda

admin