AKTUALEBOTA

SHBA-ja dhe BE-ja i premtojnë fonde Armenisë

Banner

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian janë zotuar se do t’i japin qindra miliona dollarë Armenisë, teksa Jerevani po shikon kah Perëndimi pas prishjes së raporteve me aleaten e tij tradicionale, Rusinë.

Pas bisedimeve mes presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe kryeministrit armen, Nikol Pashinian, në Bruksel më 5 prill, shefja e KE-së tha se BE-ja do të ndalë 270 milionë euro për Armeninë për katër vjetët e ardhshëm.

“Ne do të bëjmë investime për të forcuar ekonominë dhe shoqërinë e Armenisë, duke i bërë ato më të qëndrueshme”, tha ajo.

Blinken tha se SHBA-ja dhe BE-ja “riafirmuan mbështetjen transatlantike për një të ardhme demokratike dhe prosperuese për popullin armen dhe që Kaukazi Jugor të integrohet më shumë në mënyrë paqësore”.

“Ne jemi të përkushtuar që të rrisim edhe më tej mbështetjen tonë për Armeninë demokratike dhe për qëndrueshmërinë ekonomike përmes investimeve në sigurinë ushqimore, infrastrukturën digjitale, diversifikimin e energjisë dhe diversifikimin e partnerëve tregtarë”, tha Blinken, duke shtuar se Uashingtoni planifikon t’i japë Armenisë “mbi 65 milionë dollarë ndihmë”.

Banner

Related posts

Ilir Meta: Fitorja e profesoreshës Siljanovska Davkova do të jetë edhe më bindëse

Gjyla Halili

20-VJETORI I MEDRESESË “ISA BEU” – Paralelja e Vajzave në Tetovë Artet e Bukura – Trashëgimi dhe Krijimtari në Zemër të Medresesë

Gjyla Halili

Sonte në zyrat e Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar patëm takim me strukturat e partisë

Gjyla Halili