Analisti politik dhe ish-kandidati për president, Imer Selmani, në TV21, ka komentuar qëndrimet e Aleksandër Nikollovskit, i cili tha se ata do të jenë fitues të zgjedhjeve dhe se do të diktojnë kushtet, përkundër indikacioneve të të dy blloqeve shqiptare, VLEN dhe “Fronti europian”, se qeveri pa shqiptarë nuk është e mundur dhe se nuk pranojnë koalicion me askënd pa ndryshimet kushtetuese.
Selmani tha se “Qeveria monoetnike në Maqedoni është mision i pamundur”. Sipas tij, është e vështirë që një parti të fitojë 61 deputetë.
“VMRO-DPMNE, pavarësisht nëse ishin kundër amendamenteve kushtetuese, por gjithmonë kanë thënë se janë kundër amendamenteve nën diktimin bullgar, dhe gjithmonë ka presje, dhe kinse kanë ofruar propozimet e veta, që është pranimi i ndryshimeve kushtetuese me efekt të vonuar. Se këto do të jenë kërkesat e fundit të të gjithëve. Është shumë e mundshme për mendimin tim, dhe nëse kemi një situatë ku VMRO-DPMNE merr mandatin dhe kërkon të formojë qeveri, do të duhet të përballet me kërkesat e partive shqiptare dhe të dy koalicionet kanë konfirmuar se nuk do të marrin pjesë në një qeveri që nuk do të pranojë ndryshimet kushtetuese”.
“Është shkruar edhe në programin e tyre dhe nuk pres që dikush të dorëzohet. Ata janë shumë të sigurt në kërkesat e tyre dhe në një situatë ku e kemi Nikollovskin thotë se janë ata që do t’i vendosin kushtet, por për kushte duhet të kenë së paku 61 deputetë. Një qeverisje monoetnike në Maqedoni është një mision i pamundur. Çdo qeveri që do të formohet në çfarëdo kombinimi do të jetë kompromis programesh”, tha Selmani.
previous post