AKTUALE

Struktura të shumta të Alternativës i bashkangjiten Bdi-së, Faton Ahmeti: Së bashku do të ngadhënjejmë në këtë moment historik

Sekretari gjeneral i Bdi-së, njëherit dhe kandidat për deputet nga Fronti Evropian Faton Ahmeti, njofton se rrugëtimit politik të Frontit Evropian janë bashkangjitur shum struktura dhe anëtarë të Alternativa.

Ahmeti ju ka dëshiruar mirseardhje në familjen e madhe të Bashkimit Demokratik për Integrim, njëkohësisht dhe në kualicionin më të madh shqitarë të deritanishëm Fronti Evropian.

“Së bashku do të angazhohemi, që në këtë moment historik, të dalim ngadhnjimtarë dhe më të fortë në përballje me sfidat që na presim”- ka theksuar Ahmeti.

Ja postimi plotë:

Qytetarët e kanë kuptuar mesazhin, çdo ditë e më shumë po marrim përkrahje.

Më kënaqësi të madhe ju njoftoj që në rrugëtimin tonë politik na janë bashkangjitur shumë struktura dhe anëtarë të partisë Alternativa.

Bëhet fjalë për kryetarë degësh, anëtarë të kryesisë qëndrore, këshilltarë komunal, kryetarë forumesh dhe shumë aktivistë tjerë.

Të gjithëve ju urojmë mirëseardhje në familjen e madhe politike të quajtur Bashkimi Demokratik për Integrim, dhe njëkohësisht në koalicionin më të madh që kanë pasur shqiptarët ndonjëherë, në “Frontin Europian”.

Së bashku do të angazhohemi, që në këtë moment historik, të dalim ngadhnjimtarë dhe më të fortë në përballje me sfidat që na presim.

Bashkë më të fortë!

#JoRusisëPoEuropës

Banner

Related posts

REISUL ULEMA VIZITOI FSH.LISEC ME RASTIN E HATMES SË MËSIM BESIMIT ISLAM

Gjyla Halili

Spiropali mirpret delegacionin e Këshillit Koordinues të Diasporës i kryesuar nga kryetari Mark Gjonaj

Gjyla Halili

Gjykata e Apelit në Shtip refuzon ankesën, Ristov mbetet në arrest shtëpiak

Gjyla Halili