Në tubimin e mbajtur sot në Gostivar për nënshkrimin e marrëveshjes me Aleancën për Shqiptarët, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka bërë thirrje për unitet dhe veprim të përbashkët. Duke u mbështetur në historinë e pasur të shqiptarëve dhe figurat e shquara që kanë luftuar për liri dhe dinjitet, Ahmeti ka theksuar rëndësinë e bashkimit në kohët e sotme për të përballuar sfidat dhe për të ndërtuar një të ardhme të paqes dhe prosperitetit. Ai ka përmendur nevojën për të qenë të bashkuar dhe të fortë në rrugën drejt integrimit europian, duke u zotuar se BDI do të udhëheqë me guxim dhe përkushtim në këtë mision historik.
“Shqiptarët në historinë e vet kanë bërë shumë përpjekje që nga periudha e Skëndërbeut, deri te Rilindja Kombëtare dhe Ushtria Çlirimtare Kombëtare. Ska si mos ta kujtoj takimin tim gjatë luftës së 2001 me Arben Xhaferrin që ishte atdhetar dhe patriot i madh. Shqiptarët nuk kanë ditur të bashkohen në momente historike si shkak i ksaj jemi coptuar në Ballkanin Perëndimor, dhe i kam thënë në takim konsidero që ke një vlla më të vogël pranë, e ai mu përgjigj “mos more burrë mos mi luaj malet”.
Prandaj ju që jeni sot këtu me mua bashkë u them nëse unë kam qenë vllau i vogël gjatë luftë, sot jam vllau i madh ku do më keni aty në të gjitha fortunat dhe përballjet, sepse sot është momenti që ne të jemi bashkë dhe më të fortë.
Që t’i themi po të fortë Europës, dhe jo të fortë Rusisë. Sepse rilindasit shqiptarë si Naim Frashëri kanë thënë se lidnja e diellit për shqiptarët është perëndimi. Ju jeni ata që do të pëballeni portë më portë, e derë më derë, se kur nuk do t’ ju turpërojmë, sepse misioni jonë është historik dhe më 24 prill do të shënojmë fitoren më të madhe me Bujar Osmanin, dhe më 8 maj mbyllet një kapitull i fitores së madhe të shqiptarëve të Maqedonisë për Frontin Europian. Sukse për një fitore të madhe”, u shpreh para të pranishmëve kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
previous post