AKTUALE

Nuk ka dëshmi për personat e arrestuar për vrasjen e mjekut në Zhelezarë

Ende nuk ka prova se personat e arrestuar për vrasjen e mjekut në Zhelezarë e kanë kryer vrasjen.

Nga Prokuroria thonë se po vazhdojnë me hetimet me qëllim që të identifikojnë kryesit e vrasjes.

“Deri në këtë moment, me veprimet e ndërmarra nga MPB dhe ekspertizat e Institutit për Mjekësi Ligjore, nuk janë siguruar prova që krijojnë dyshime të bazuara se të arrestuarit janë kryesit e veprës penale”, thonë nga PTHP.

Ata shtojnë se prokurori nuk do të propozojë masën e paraburgimit për të tre të akuzuarit, ndërsa nga MPB thonë se po vazhdojnë me hetimet për zbulimin e kryesve.

Banner

Related posts

Nait Asani: Bujari ishte zëri i Kosovës aty ku nuk hinte Kosova!

Gjyla Halili

Dehari: Selektimi i mbeturinave, një hap drejt mjedisit më të pastër në Kërçovë

Gjyla Halili

Ikja e të rinjve zbeh Shën Valentinin, lule po dhurojnë emigrantët; Bien prenotimet në restorante

admin