AKTUALE

Kërçovë:Tragjedi në aksident rrugor. Humb jetën babë dhe bija e mitur nga qyteti dhe dy të rinjë nga Trapçindolli…


Sipas raportit të parë të policisë, aksidenti ka ndodhur mëngjesin e ditës së premte (29 mars 2024) në ora 04:50 në rrugën “Rruga Magjiatrale”në Kërçovë, kur ka ndodhur përplasja fatale mes një makine “Peugeot” me targa regjistrimi të Kërçovës e drejtuar nga S.I.(19) nga Kërçova dhe një makine tjetër “Volkswagen Golf” me targa të Kërçovës, e drejtuar nga K.E.(32) nga fshati Trapçin Doll i Kërçovës.
“Nga plagët e marra ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit shoferi K.E. dhe pasagjeri i tij A.S.(20) nga fshati Trapçin Dol Ndërsa shoferi S.I. nuk ka mundur tu mbijetoj plagëve të marra dhe ka ndëruar jetë gjatë rrugës për në kompleksin klinik “Nënë Tereza” në Shkup”, thonë nga SPB Ohër.
Me plagë të rënda kanë mbetur 19-vjeçari TS. nga Kërçova, V.P.(21) nga fshati Podvis i Kërçovës, P.K.(21) nga Kërçova dhe një i mitur nga Kërçova, të gjithë pasagjerë në automjetin Peugeot!

Banner

Related posts

Sahit Muja uron Ambasadorin Eric Wendt: Miqësia Shqipëri-SHBA drejt një kapitulli të ri

Gjyla Halili

Duke u marë me Rusinë, partitë shqiptare po i harrojnë hallet e qytetarëve në Maqedoni

Gjyla Halili

BDI: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet

Gjyla Halili