AKTUALE

Edhe dy titistë të rinj shqiptarë nga SDSM-ja, kandidatë për deputetë!

Pa dorashka
Shkruan: Medai Shaholli

Historia duket se po përsëritet ashtu si gjatë vetëqeverisjes socialiste jugosllave kur disa shpirtshitur shqiptarë në emër te prestigjit si “jugosllavë” aderonin në LKJ, si delegatë të Kuvendit republikan, ku pas tri dekadash sërish shpirtshiturit e “bën sefte” këtë privilegj siç ishin besprerët e Lëvizjes Besa, në zgjedhjet parlamentare me koalicionin “Mozheme” në vitit 2020.
Sot edhe dy shpirtra të shitur shqiptarë si Fatmir Bytyqi dhe Agron Demiri, do të garojnë nën logon e SDSM-së, si dy aktivistë të përzgjedhur dhe si anëtarë të forumeve më të larta të SDSM-së, për të konkuruar në betejën e radhës më 8 maj për deputetë të parlamentit.

Dy titistët e rinj shqiptarë do të mbrojnë kauzën e re të “vëllazërim-bashkimit” të ri në fushatën zgjedhore, si të përzgjedhur nga organet drejtuese të partisë së tyre të mendjes dhe të zemrës SDSM, në vende të sigurta ( në pozicionet e dyta të zonës 2 dhe 6) me shpresën për t’u zgjedhur sigurt deputetë të rinj të parlamentit, ashtu siç u zgjodhën besprerët e Besës 4 vjet më parë nga lista “Mozheme”.

Duket sikur koha ka ngelur në vend për disa pasardhës të titizmit jugosllav edhe përkundër faktit se është pikërisht SDSM-ja pasardhëse e LKJ, që nuk ka dhenë përgjegjësi as ka kërkuar falje shqiptarëve për krimet gjatë komunizmit jugosllav në Maqedoni, por për më tepër ata kanë vazhduar aty ku e lanë shokët e tyre edhe në kohën e demonkraturës së Gligorovit dhe Crvenkovskit, ku shqiptarët u vranë dhe u masakruan sepse donin liri dhe barazi, Universitet dhe status element shtetformues.
SDSM-ja dhe titistët e rinj nuk reflektuan por përkundrazi, vazhduan me fushata ndëshkuese përmes falangave ushtarko-policore ndaj shqiptarëve me të vetmen arsye se ishin shqiptarë.

Bitpazari, Ladorishti, godina e UT etj., janë vetëm disa nga fushatat antishqiptare të ndërmarra nga qeveria e “drzhavës Severna” kundër kulturës dhe identitetit kombëtar të shqiptarëve të udhëhequr nga pasuesja e ish LKJ-së, sot SDSM-ja e pareformuar nga mendësia totalitare ndaj qëndrimit antishqiptar ne vepër, ku ende sot ruan në kushtetutën jodemokratike nofkën e përdhosjes së identitetit gjuhesor të shqiptarëve si 20%, një formë e qëndrimit shoven ndsj shqiptarëve së bashku me komitët e VMRO-së.

Për këto krime të pa gjykuara nga drejtësia e njeanëshme maqedone ndaj shqiptarëve këta shpirtra të shitur shqiptarë nuk japin pesë pare, por përkundrazi, ata duan të promovojnë vëllazërim-bashkimin e ri të pabarazisë, paçka se sllavo-maqedonët po ruajnë dhe mbajnë me fanatizëm pushtetin absolut dhe supremacinë mbi shtetin, ndësa shqiptarët mbajnë “çelsat e kashtës”.

Kjo është logjika e titistëve të rinj të SDSM-së së Dhimo Kovaçit, ku shpirtshiturit shqiptarë apo gjakprishurit si Fatmiri dhe Agroni që vetëm emrat i kanë shqip, por me mendësi ndihen pjesëtarë të pakicës së favorizuar shqiptare si “shqiptarë të ndershëm”, ku vetëm për një çik pushtet shesin prapanicën dhe identitetin kombëtar.

Ndaj, shqiptarët e kanë një mundësi për t’i dhënë një përgjigje të duhur shpirtrave të shitur duke mos i dhënë asnjë votë në zgjedhjet e 8 majit!

Related posts

Fatmir Dehari vlerëson lartë dorëheqjen e Muhamed Sejdinit: Akt i përgjegjshmërisë dhe lidershipit të lartë

Gjyla Halili

“Ç’paskeni qenë o rubla që na i morët me rradhë motrat dhe vëllezërit opozitarë”, Edi Rama kërkon hetimin e Kryemadhit

admin

Bekteshi: Janë shpallur thirrje publike për subvencione për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme për zejtarët dhe për digjitalizimin për sipërmarrjet e grave

admin