KOSOVË

Ndërron jetë ish-gazetari dhe zyrtari i MPJD-së, Arben Rugova

Ka ndërruar jetë në moshën 52 vjeçare, ish-gazetari dhe zyrtari Ministrisë së Punëve të Jashtme, Arben Rugova.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit. I njëjti do të varroset të enjten në Plavë të Malit të Zi.

Gjithashtu bëhet e ditur se të dielën në Prishtinë do të pranohen ngushëllimet për të ndjerin.

“Me zemër të thyer njoftojmë se të hënën më datën 18 mars 2024 në moshën 52 vjeç ndërroi jetë i yni, Arben (Jakup) Rugova. Varrimin e kryejmë të enjten më 21 mars në ora 15:00 në fshatin e vendlindjes Hakaj, komuna Plavë – Mali Zi.

Ngushëllimet i pranojmë të premten, 22 mars në shtëpi të lindjes po në Hakaj, kurse në Prishtinë të dielën më datën 24 mars në Hotel Grand prej orës 9:00 deri në orën 17:00.

Të pikëlluarit: Babai Jakupi, bashkëshortja Mina, e bija Sena, i biri Rioni, motrat Selvija, Sofija dhe Arbnorja me familje, vëllai Agroni me familje si dhe familja dhe farefisi i gjerë”, thuhet në njoftim.

Banner

Related posts

Në Drenas vihet gurë themeli për energji të ripërtëritshme me vlerë mbi 43 milionë euro, Lladrovci: Ditë shumë e rëndësishme për komunën tonë

Gjyla Halili

“Janë fillimi i ortekut të UÇK-së”, Ali Ahmeti në Kosovë, kujton Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin

admin

Ndeshja Shqipëri-Poloni, ndalohet grupi i tifozëve që tentoi futjen e lëndëve piroteknike në stadium

admin