AKTUALE

Shqipëria 15 vite në NATO

Banner

Shqipëria shënon këtë vit 15 vjetorin e anëtarësimit në Aleancën më të madhe ushtarake në botë, NATO.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, përmes një postimi në Facebook, është shprehur se rrugëtimi ynë në NATO, është dëshmi e përkushtimit të palëkundur ndaj vlerave të përbashkëta, sigurisë dhe paqes globale.

Po ashtu, nga përfaqësia jonë diplomatike në Bruksel, Peleshi shprehu vlerësimin për kontributin që përfaqësuesit tanë kanë dhënë dhe japin çdo ditë, në këtë rrugëtim.

“Mirënjohje për punën dhe angazhimin e të gjithë përfaqësuesve tanë në #Bruksel dhe në gjithë hapësirën e NATO-s për përfaqësimin dhe për promovimin e interesave tona strategjike dhe kombëtare. Krenarë që prej 15 vitesh jemi pjesë e Aleancës më të madhe politike dhe ushtarake në botë, si një aleat i denjë dhe i besueshëm! Rrugëtimi ynë në #NATO, dëshmi e përkushtimit të palëkundur ndaj vlerave të përbashkëta, sigurisë dhe paqes globale”, deklaroi Peleshi.

Blerim Çaka, Këshilltar për Politikën e Mbrojtjes thotë se janë në komunikim dhe bashkëpunim të përditshëm dhe të ngushtë me 31 aleatët dhe partnerët për jetësimin e konceptit të ri strategjik të NATO-s.
Përfaqësuesi ushtarak i Republikës së Shqipërisë në NATO, Gjeneral Brigade Ilir Pujo thotë se pjesa ushtarake është zëri dhe figura e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, që përfaqëson vendin tonë në forumet e NATO-s, në komitete ushtarake, nënkomitete, grupe pune dhe borde të ndryshme.

Në këtë përvjetor Shqipëria shënon një sërë arritjesh në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Më 4 mars, në Kuçovë u inaugurua baza ajrore taktike e NATO-s, e vetmja bazë e Aleancës në rajon, ndërsa modernizimi i Forcave të Armatosura vijon me ritme të shpejta, në përmbushje edhe të detyrimeve të Aleancës.

Banner

Related posts

Bdi: Vendim skandaloz, heshtje poshtëruese – qytetarët tanë nuk kanë përfaqësues, por shërbëtorë të pushtetit

Gjyla Halili

HAXHXHI  DHE HAXHILERËT NJË MESAZH BOTËS NË RUAJTJEN E PAQES

admin

Bajram Rexhepi takon qytetarët e Drenovecit: Bashkë do të sjellim zhvillimin e vërtetë

Gjyla Halili