SPORT

Toni zbulon “recetën” interesante – SHQIP.com

Emri i tij do të mbetet përgjithmonë në historinë e futbollit, italian dhe jo vetëm. Po flitet për ish-sulmuesin Luca Toni, kampion i botës në 2006-ën, që iu është përgjigjur pyetjeve të SportWeek mes së cilave ka qenë edhe ajo në lidhje me sekretin për të qenë në formë edhe në një moshë të madhe.

“Sekreti i jetëgjatësisë në sport? Zemërimi. Zemërimi në një kuptim të mirë, të kuptohemi”, ka shpjeguar Toni. “Ajo që të shtyn të japësh më shumë sa herë që lexon ose dëgjon të thuhet se je i vjetër dhe në fundin e karrierës”.

“Ato fjalë kthehen në benzinë për këmbët e tua dhe në një adrenalinë që përshkon gjithë trupin tënd. Dhe atëherë kërkon të tregosh se nuk je i mbaruar; ose të paktën që do ta mbyllësh në mënyrën e duhur”.

Domethënë, për ish-sulmuesin e Italisë gjithçka qëndron te uria dhe zjarri që digjet brenda çdo futbollisti që është i gatshëm të mos dorëzohet kurrë në asnjë moment.

Related posts

Roma mposht Real Sociedadin, shënon Marash Kumbulla

admin

Dita afrohet, euforia ka filluar! Rivali i përbetuar do të gjunjëzohet në Tetovën heroike”

Gjyla Halili

Fanella e legjendarit Bryant shitet për shifrën e pabesueshme

admin

Leave a Comment