AKTUALE

KSHZ: Në vazhdimësi punojmë për mbrojtje nga sulmet e hakerëve

Banner

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) thotë se në vazhdimësi punon për mbrojtje të të dhënave të votuesve dhe mbrojtje nga sulmet e hakerëve.

Nga KSHZ thonë se është sjellë Strategji dhe është formuar Trup koordinues ndërinstitucional për menaxhimin e sfidave të sigurisë.

“Iu informojmë se në lidhje me mbrojtjen e të dhënave të votuesve dhe mbrojtjen nga sulmet e hakerëve, KSHZ në vazhdimësi punon në këtë çështje dhe për këtë qëllim kemi sjellë Strategji me plan aksionar dhe është formuar Trup koordinues ndërinstitucional për të menaxhuar me sfidat e sigurisë, që është në koordinim të vazhdueshëm për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë”, thonë nga KSHZ.

Para disa ditësh sërish kishte sulm hakerësh në disa institucione dhe në opinion u ngrit çështja e mbrojtjes së të dhënave personale, duke pasur parasysh edhe zgjedhjet presidenciale më 24 prill, dhe ato kuvendare më 8 maj

Banner

Related posts

Xhaferi-Bomgartner: Franca është partner i rëndësishëm i Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt aderimit në BE

Gjyla Halili

Modelet e flokëve për në plazh: Nga gërshetat te topuzët më të lartë dhe tallaze

admin

Izet Mexhiti shënon Ditën e Dëshmorëve në Muzeun e UÇK-së

admin