AKTUALE

Listat e “Frontit Europian”: Ministrat e BDI-së “OUT”, pjesë e Grupit të Zjarrit “IN”?

Në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, BDI për herë të parë pritet të garojë në koalicion me 4 parti të tjera shqiptare, respektivisht me ASH-në e Selës, PDE-në, LP-në dhe PDSH-në.

rrjedhojë, duket se Ahmeti duhet të bëjë kompromise në partinë e tij. Mësohet se në listat për zgjedhjet parlamentare nuk do të ketë emra të ministrave aktual. Prej ministrave, i vetmi që do të garojë, edhe atë në zgjedhje presidenciale, është Bujar Osmani, si kandidat i BDI-së për president.

Mirëpo Ahmeti pritet të aktivizojë të ashtuquajturin “Grup i zjarrit”, në përjashtim të Nevzat Bejtës.

Nga ky koalicion mësojmë se bartës në njësinë e parë zgjedhore do të jetë Blerim Bexheti, e pas tij në listë është lideri i LP-së, Skender Rexhepi Zejd.

Në NJZ2 bartës pritet të jetë Sadulla Duraku ose Ilir Hasani, ndërsa i dyti pritet të jetë Elmi Aziri nga ASH. Ilir Hasani ka gjasa që të tërhiqet, pasi i njëjti kërkon pozitë fituese.

Në njësinë e 5 bartës pritet të jetë Ziadin Sela, ndërsa i dyti Musa Xhaferi. /TV21

Related posts

Man City i ‘huazon’ trofetë e tripletës në klubin e njohur spanjoll

Gjyla Halili

LSDM: Mickoski të vendos është për BE apo izolim

admin

Mark Nikollë Pjetrushi Lulgjuraj rrezaton mirësi e humanizëm, lum kombi që e ka

Gjyla Halili