Dje Bashkimi Demokratik për Integrim ka mbajtur konventën për promovimin e kandidaturës së Bujar Osmanit për president. Duke u drejtuar një auditori të gjerë që përfshinte përfaqësues nga të gjitha anët e vendit, Osmani theksoi rëndësinë e bashkimit dhe solidaritetit kombëtar në rrugëtimin drejt një të ardhmeje më të ndritur dhe të integruar në strukturat euroatlantike.
Në fjalimin e tij, ai përmendi arritjet e mëdha të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, dhe synimin për të vazhduar rrugën e tij drejt barazisë etnike dhe politike.
“Dita e mire shihet qe ne mengjes! Mire se keni ardhur te gjithe ju, nga Likova e Struga, Kumanova e Kerçova, Manastiri, Çashka, Velesi, Ohri, Gostivari, Tetova e Shkupi!
I nderuari lider i kauzave te medha kombetare, shembull i guximit dhe krenarise, frymezues i vizioneve te perbashketa – z. Ali Ahmeti….
Te dashur bashkudhetare te palekundur te organizates me te madhe politike shqiptare ne vend – anetare dhe mbeshtetes te Bashkimit Demokratik per Integrim…
Vellezer e motra te shtrenjte….
Ishim te gjithe bashke deshmitare me 2009, kur kryetari Ahmeti, ne sallen universale ne Shkup shpalosi platformen e 12 pozicioneve kyçe ne shtet, synimi i te cilave nga shqiptaret do te shenonte nje nivel te ri madhor te kontributit tone ne shtetformimin e Republikes, duke ruajtur e thelluar orientimin e saj euroatlantik dhe duke instaluar barazine e plote etnike dhe politike.
Sot jam ketu para jush, i mbushur me ndjesine e thelle te pergjegjesise dhe te perkushtimit, duke ndjekur bindjen e tij largpamese se asnje post politik ne kete shtet nuk eshte me i pamundur per ne, shqiptaret!”, tha Osmani
Osmani, shprehu bindjen se asnjë post politik nuk është i pamundur për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe se kandidatura e tij për President simbolizon një hap të ri historik për popullin shqiptar dhe një fitore për të gjithë qytetarët e vendit.
“Ne sot po vendosim per te bere nje kapercim tjeter te madh ne udhen e realizimeve historike te popullit shqiptar ne Maqedonine e Veriut!
Pas kryeparlamentarit shqiptar, pas kryeministrit shqiptar, jam ketu para jush per te nisur sebashku me plot krenari dhe besim rrugetimin drejt pozites me te larte politike ne shtet – President i Republikes! Kjo do te jete fitorja me e madhe e popullit tone, por do te jete nje fitore po kaq e madhe edhe per popujt e tjere, me te cilet na lidh bashkejetesa ne Republiken tone”, tha Osmani. /Indeks.mk