AKTUALE

Dita ndërkombëtare e grave – më pak udhëheqëse në RMV, vlerësim ndryshe i punës

Me një sërë ngjarjesh dedikuar luftës ekonomike, politike dhe shoqërore për barazi të grave, sot shënohet Dita ndërkombëtare e gruas – 8 Marsi. Edhe pse progres, megjithatë gratë ende nuk janë të barabarta me burrat për çka flasin të dhënat se është më e vogël përqindja e grave në funksione drejtuese, ndërsa vlerësohet ndryshe edhe puna mes burrave dhe grave për të njejtin vend pune.

Në Maqedoninë e Veriut, sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të Fejsbukut të Entit shtetëror të statistikave, në tremujorin e tretë të vitit 2023, në numrin e përgjithshëm të të punësuarve të moshës nga 15 deri në 64 vjeç, meshkujt (56,2 për qind) janë më të përfaqësuar se femrat (43,8 për qind). Gratë janë më të përfaqësuara si infermiere, rrobaqepëse, kontabiliste, mësuese, ekonomiste, shitëse dhe përfaqësuese ligjore. Ata janë më pak të përfaqësuar në pozitat e punës si kamerier (11.9 për qind) dhe policia rrugore (16.8 për qind).

Të dhënat statistikore tregojnë edhe se është i vogël numri i grave në pozitat drejtuese. Të dhënat e përmbajtura në publikimin “Gratë dhe burrat” në Entin shtetëror të statistikave tregojnë se nga numri i përgjithshëm i punëdhënësve në vitin 2021, vetëm 19 për qind kanë qenë gra.

Gratë gjithashtu janë dukshëm më pak aktive në tregun e punës. Shkalla e punësimit të grave në Maqedoninë e Veriut në vitin 2021 ka arritur 38,3 për qind gjegjësisht 55,1 për qind e grave kanë qenë jo aktive ekonomikisht në krahasim me shkallën e pjesëmarrjes aktive të burrave në tregun e punës, e cila ka arritur 56,2 për qind, ndërsa shkalla e moskativitetit ka qenë 32,8 për qind.

“Burrat janë pothuajse në mënyrë të barabartë të përfaqësuara në tregun e punës në pjesën rurale dhe urbane të shtetit, ndërsa nga numri i përgjithshëm i grave të punësuara, dukshëm është më i vogël numri i të punësuarve në mejdiset rurale (37 për qind), shkruan në publikim.

Gjithashtu, 59 për qind e grave joaktive në moshën nga 20-64 janë joaktive në tregun e punës për shkak të kryerjes së detyrimeve familjare kundrejt 2,3 për qind të burrave.

Lidhur me arsimin, statistikën thotë se nga viti në vit në fakultetet regjistorhen më shumë gra, ndërsa është numri më i madh i grave që regjistorhen në nivel të dytë ose të tretë të studimeve. Ky raport i përket edhe studentëve që përfundojnë ciklin e parë, të dytë dhe të tretë

Related posts

Seancë e Komisionit parlamentar për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive

Gjyla Halili

LSM ju bën thirrje punëtorëve në protestë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës – 1 Maji

Gjyla Halili

Serbi i arrestuar dje në Jarinjë dyshohet se sulmoi ushtarët e KFOR-it në maj të 2023-ës

Gjyla Halili